Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar gjatë ditës së sotme pas mosparaqitjes së Arta Markut në Komisionin e Vetingut. “Vetingu si mejhane korrupsioni”, tha ai.
Postimi i plotë
Edhe sot, prokurorja zëvendësuese e Prokurorit të Përgjithshëm, alias Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ndryshe prej Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, nuk e paraqit para Komisionit të Vetingut! Nuk u paraqit edhe pse e dinte paraprakisht rezultatin!
Arrogancë, mungesë respekti për institucionin e vetingut, frikë prej paaftësisë për t’u ballafaquar sepse nuk di të flasë, kompleks inferioriteti, mungesë vetëdijeje për autoritetin që përfaqëson! Shkurt, monument i mediokritetit q? mbrohet nga qeveria! Natyrisht që ligji ia njeh të drejtën e përfaqësimit edhe me avokat!
Por, avokati nuk mund t’a përfaqësojë e të përgjigjet në emër të Prokurorit të Përgjithshëm, për ato elementë të vlerësimit në procesin e vetingut, që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrës së lartë në krye të organit të akuzës, si për shembull, lidhur me transferimet, komandimet apo uljet ne detyrë të shumë prokurorëve apo edhe për ç’organizimin e Prokurorisë, intimidimin dhe cënimin e pavarësisë profesionale!
Pra janë çështje për të cilat duhej e mund të përgjigjej vetëm ajo, pasi avokatja e saj, nuk disponon çertifikatë sigurie për t’u njohur me informacione që për shkak të detyrës i di vetëm zonja Prokurore që kryen detyrën e Prokurores së Përgjithshme!
Ndërsa, Komisioni i Pavarur i Kuslifikimit, apo më thjeshtë për lexuesit, Komisioni i Vetingut, edhe pse i poshtëruar dhe i pakonsideruar qoftë edhe formalisht me mosparaqitjen para tij të Prokurores së Përgjithshme, u shfaq i mjerë, si për të na thënë se vetingu është një mejhane korrupsioni që ka përfshirë edhe ndërkombëtarët e ONM-së, të paaftë të mbrojnë e garantojnë integritetin e procesit!