“40 goditje tërmeti, teatri nuk rrëzohet, qeveria aborton këlyshin e hajdutllëkut”

E mërkurë, 04 July 2018 18:25

Kreu i grupit parlamentar të LSI-s Petrit Vasili  është shprehur ditën e sotme se Teatri ishte shumë i fortë para tërmetit të sotëm ndërsa qeveria jo aq saç duhej.

Përmes një postimi në “facebook”, Vasili ka thënë se “Kasandrat “ e qeverisë më në krye kryeministrin abortuan për faqe të zezë, ndërsa Teatri qëndroi i palëkundur.

“Kasandrat e qeverise me ne krye kryeministrin e ca e ca te tjere abortuan per faqe te zeze sepse teatri nuk u shemb, nuk u rrezua,nuk ra.” shkruan deputeti i LSI-së.

Me tej ai shkruan se as perëndia nuk do që ky teatër të shembet.

Postimi i plotë:

40 goditje termeti, teatri, qe nuk u rrezua dhe qeveria qe abortoi kelyshin e hajdutllekut.

Termeti shume i forte rreth 6 balle dhe rreth 40 lekundje te tokes nuk ja dolen te shembin Teatrin Kombetar.

Termeti demtoi per fat te keq Ministrine e Bujqesise,e plasariti thelle ne mes fasaden e saj.

Kasandrat e qeverise me ne krye kryeministrin e ca e ca te tjere abortuan per faqe te zeze sepse teatri nuk u shemb,nuk u rrezua,nuk ra.

Po pa gje nuk dolen. Meqe godina e Ministrise se Bujqesise nuk u mbajt si duhet le ta shembin ate e le te bejne nje kulle 100 kateshe qe te mos humbasin asnje lek, dhe le ta lene rehat edhe teatrin,edhe artin,edhe artistet,edhe qytetaret,edhe qytetin.

Edhe katet e kullave qe do humbin te teatri do ti fitojne prap.Edhe do pushojne se na cane derrasat per te na mbushur mendjen qe sipas ketyre " teatri vertet nuk ra por ai ra."

Nuk ra ore nuk ra teatri eshte atje ku qendron prej 70 e kusur vjetesh.

Edhe Perendia eshte kunder hajduteve ndaj e coi termetin per ti turperuar keta te paturpet e qeverise e te bashkise.

Teatri qe sipas ketyre dhe ca e ca te tjereve do binte nga casti ne cast mbajti 40 goditje termeti,plot 40 goditje.

Kryeministri me gjithe bashki te shpallin termetin non grata,le te mbyllin edhe kisha e xhamia sepse me kete termet kane mallkuar e nxjerre bojen vandaleve te qeverise e te bashkise, qe vune dore mbi qytetin,mbi artin e tij,mbi historine e tij,mbi vlerat e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...