Deputeti demokrat: Ky njeri me kazmë në dorë

E Enjte, 05 July 2018 15:30

Deputeti demokrat Klevis Balliu iu bashkua artistëve në rezistencën kundër projekt-ligjit që shemb godinën e Teatrit Kombëtar, kalon truallin publik firmës private si dhe i hap rrugën ndërtimit të kullave gjigande. Në fjalën e tij në Parlament ai i kujtoi deputetëve socialistë se kush është Edi Rama. Sipas Balliut, Rama njihet si njeriu me kazmë në dorë që ka nisur shkatërrimin e Shqipërisë që në 1998-në.

“Gjithë jetën ky njeri ka qenë me kazmën në dorë. Shkatërroi kinema 17 Nëntorin. Ju e dini se çfarë përfaqëson kujtesa juaj. Kryeministri i kazmës dhe lopatës është simboli i shkatërrimit. Ai ka edhe dy misione. Të plaçkitjes dhe damkosjes. Për të dytën s’ka për ta arritur kurrë. Por për të parën ai do ndëshkohet. Ndëshkimin do t’ia japin qytetarët. Ju të dashur shqiptarë do të jeni pjesë e festave të fitores ndaj diktaturës që mbolli sot” tha Balliu.

Deputeti demokrat zbuloi edhe detaje mbi firmën private që Rama do ti falë truallin e teatrit për ndërtimin e kullave gjigande. Sipas Balliut Fusha sh.pk është kapur me shkelje nga Kontrolli i lartë i Shtetit.  “Sot kryeministri i kapur po shpik pa kushtetutë një lloj prone dhe emëron pronar klientin e tij. Kryeministri ndalon shfrytëzimin e pronës në bregdet dhe jep leje për fshatra turistikë. Mos harroni se sheshi që krenoheni ju është përgjegjës për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare. Kompania që keni marrë është një kompani që nga KLSH  ka krijuar dëm prej 210 milionë lekësh. Pse s’flisni ju. Po nuk flisni se ai është aty për t’ju paguar” tha Balliu.

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 15:34
Login to post comments