Deputeti i PD-së, Florion Mima, gjatë fjalës së tij në parlament mbrëmjen e sotme është kapur me kryeministrin Edi Rama.
Sipas deputetit demokrat, kreu i qeverisë ka një sjellje arrogante edhe ndaj qytetarëve, ku i kujtoi një bisedë që doli ditë më parë në media ku thuhej se Rama kishte ofenduar një qytetar me fjalë të rënda.
“Sot ai merr në telefon qytetarët dhe i thotë t.q.r, po sikur populli të kthehet e të të thotë r.t.k.t.,” tha Mima.