Deputetët e PS hezitojnë të dalin nga Parlamenti, pas miratimit mes kaosit të projektligjit për shembjen e teatrit.
Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugën e daljes së deputetëve.
Maxhoranca pavarësisht protestave dhe thirrjes së deputetëve të opozitës e ka miratuar projektligjin që i hap rrugë shembjes së teatrit me 75 vota pro.
Ndërkohë deputetët e opozitës kanë gjuajtur me kartona drejt Ramës duke quajtur hajdut. Protesta jashtë Kuvendit vijon nga qytetarët. Policia ka krijuar një kordon sigurie.