Arben Ahmetaj, porta e ferrit të Rilindjes

Premte, 06 July 2018 16:47

REDAKSIONALE

Pak minuta më parë pamë një shfaqje të shëmtuar dhe të neveritshme, të të ashtuquajtuitr ministër të Financave dhe Ekonomisë në vend, mësuesin e anglishtes, Arben Ahmetaj, tek broçkolliste idiotësira pa fund për financat dhe ekonominë në vend.

Ky njeri që është turp për vendin, në çdo fjalë që thotë gënjen dhe ofendon me dhjetëra financiarë dhje ekonomistë të shkëlqyer që ka Shqipëria.

Me atë zeron që tregon dhe na e bën me duar kur flet për buxhetin nuk bën asgjë më shumë veçse na tregon se është vetë një zero me xhufkë, një njeri që është turp i madh për institucionin e rëndësishëm që drejton.

Ai harron se në fakt është në atë detyrë vetëm e vetëm sepse ka një zotësi të jashtëzakonshme të noterizojë çdo aferë korruptive dhe megavjedhje të Edi Ramës. Ky njeri e ka shndërruar buxhetin e shqiptarëve në buxhet personal të Edi Ramës, ku sigurisht merr edhe pjesën e vet.

Arben Ahmetaj nuk është asgjë më shumë se sa thjesht një ministër skllav i Edi Ramës.

‘Super ministri’ është në fakt në dispozicion të  supershefit të tij në misionin për të goditur biznesin, për të marrë në qafë ekonominë, për të rritur taksat pafund, kur fsheh rënien e euros, kur fsheh rënien e vendeve të punës, kur varfëron dhe mjeron shqiptarët.

Përgjegjësi kryesor për klimën e biznesit në vend. Autori i frikës dhe kolerës që ka shtënë mbi të gjitha bizneset në vend, qofshin këto të vogla, mesme apo të mëdha.

Nuk ka asnjë investitor të huaj dhe sillet si në nivelin e një Sekretari të Rinisë dhe nuk flet kurrë në nivelin e një ministri të rëndësishëm apo e një zyrtari të lartë të shtetit.

Ky njeri është shndërruar në portën e Ferrit të Rilindjes pasi në çdo veprim të tij fshihet një makabritet. /55news.al/

Modifikuar më Premte, 06 July 2018 17:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...