Miratimit i projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e djeshme, ka nxitur një revoltim te kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili reaguar kundra arkitetktit danez.
Përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Tëitter”, Basha paralajmëroi arkitektin e projektit të teatrit, Bjarke Ingels se do të trajtohet si non-grata në Shqipëri.
Basha u shpreh se arkitekti danez po kthehet në një bashkëpunëtor të vjedhjes së tokës së teatrit në Tiranë për interesat narkomafioze të Edi Ramës. “Bjarke Ingels është një bashkëpunëtor në grabitjen e tokës nga narkomafia e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ndaj paralajmërohet: do të trajtohesh si non-grata nga komuniteti i artistëve dhe populli i Tiranës”, shkruan ai në Tëitter.
Kreu i opozitës ka shpërndarë një artikull në anglisht, të cilët kanë verifikuar deklaratat e arkitektit danez mbi shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Sipas investigimit, kompania e Bjarke ka gënjyer kur thotë se ka fituar konkurs për teatrin në Tiranë dhe nuk iu është përgjigjur gazetarëve. E njëjta gjë edhe me bashkinë e Tiranës, e cila ka refuzuar të përgjigjet mbi procedurat për projektin e teatrit të ri. Investigimi zbulon se projekti është bërë për kompaninë Fusha. sh.p.k dhe jo për Bashkinë e Tiranës apo për qeverinë shqiptare, duke mos pasur asnjë referencë masterplani për këtë zonë të qendrës së mbrojtur të Tiranës.