Pas sekuestrimit të 1 toni droge të trafikuar me motoskaf përmes Adriatikut nga Shqipëria ka reaguar ish-kryesministri Sali Berisha. Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “Facebook” ai e cilëson qeverinë në pushtet si eksportuesin e parë të krimit në Europë.
Postimi i plotë:
Narkoqeveria Rama, eksportues i pare i krimit ne Europe!
Autoritetet Italiane kapin nje ton droge te fresket te nisur nga Vlora!
Ne ceremonine e nisjes merrte pjese Forca e Krimit dhe vete Xhafa i droges!
Shikoni foton e droges te kapur ne Bregun tjeter te Adriatikut dhe lexoni shkrimin e mediave. sb
“Kapet gomonia me 1 ton kanabis nga Shqipëria
Nje motoskaf me 1 ton kanabis sativa eshte kapur ne Itali. Sic shkruajne mediat fqinje, ne pranga jane vene 3 skafiste.
Kete here trafikantet kane udhetuar ne mes te dites, duke dashur qe te perzihen me mjetet lundruese.
Por Guardi di Finances nuk i kishte shpetuar gomonia e fuqishme qe udhetonte drejt brigjeve italiane.
Motovedetat kane mundur te bllokojne gomonen pas nje ndjekje te shkurter dhe brenda saj kane gjetur 49 pako me kanabis me peshe totale afersisht 1 ton.
Ne pranga jane vene tre skafistet, M. A., 34 vjeç, A. E., 30 vjeç nga Vlora dhe G. M., 65 vjeç nga La Spezia.”