Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka sa herë që i jepet mundësia nuk kursen me akuza emra të njohur të qeverisë Rama, apo dhe ata që tashmë nuk janë më pjesë e saj.
Përmes një statusi në “facebook” ai thekson me ironi se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është në dilemë të kthehet apo jo në politikë apo të shijojë sipas tij milionat e drogës. Ndër të tjera deputeti demokrat tha se Xhafaj i hakërrehet opozitës sa herë i përmendet vëllai trafikant.
Po ashtu Paloka shtoi se Shqipëria çdo ditë e më shumë po cilësohet jo vetëm si qendër e krimit të organizuar, por dhe si eksportuesja më e madhe e krimit në Evropë.
Postimi i plotë:
Nuk kane limite as ne krim, as ne poshtërsi e as ne pafytyrësi.
Tahiri ish-ministër i brendshëm, i lirë , është në dilemë; të rikthehet në politikë sa për “kunj” apo thjesht të shijoje milionat e drogës.
Xhafaj minister i brendshem i hakerrehet opozites sa here i permendet vellai trafikant apo shoferi i vrare.
Ish-kupola e policise “qe donim” eshte prej me shume se nje viti ne “kerkim” .
Nderkohe tonelatat e droges vazhdojne rrugen drejt Evropes. Vrasje, grabitje, rrembime, gjoba , aksidente e dhune jane lajmet e perditshme per shqiptaret.
Shqiperia cdo dite e me shume po cilesohet jo vetem si qender e krimit te organizuar por dhe si eksportuesja me e madhe e krimit ne Evrope.
Po te pafytyret nuk i pengon kjo qe te nxjerrin drejtoret cdo dite ne konferenca, te organizojne dhe aktivitete speciale ku ftojne “ciftin diplomatik” te flase per sukseset e medha te operacionit “Forca e ligjit” i cili ka shkaterruar “bandat” e femijeve qe shisnin cigare ne rruge apo “kriminele” qe qarkullonin te dehur me bicikleta duke rrezikuar seriozisht qytetaret…
Po s’ka problem se “me keq do behet…”