Për deputeten e PD-së, Dhurata Çupi Tyli, kryeministri Edi Ram është duke përbushur amanetin e diktatorit Enver Hoxha për shkatërrimin e çdo vlere historike.
Përmes një postimi në “facebook” deputetja demokrate shkruan se “trashëgimtari” i regjimit më të egër duhet larguar nga drejtimi i vendit, pasi është duke i kushtuar shumë zhvillimit të Shqipërisë.
“Ky lloj trashëgimtari i etur i regjimit më të egër duhet të largohet përgjithnjë nga drejtimi i vendit. Cdo ditë më shumë do t’i kushtojë vite mbrapa zhvilimit te Shqipërisë.” shkruan Çupi.
Postimi i plotë:
Enver Hoxha me regjimin e tij prishi xhami e kisha dhe amanetin për shkatërrim të teatrove, kinemave e cdo vlere tjetër historike, po ia përmbush Edi Rama .
Përmes formulës alla-moniste për të mos lejuar asnjë mendim ndryshe Edi Rama vijon propagandën e tij autoritare.
TURP
Ky lloj trashëgimtari i etur i regjimit më të egër duhet të largohet përgjithnjë nga drejtimi i vendit. Cdo ditë më shumë do t’i kushtojë vite mbrapa zhvilimit te Shqipërisë.
Hajdutëria e korrupsioni , skemat e abuzimit dhe budallallëku po shkatërron vendin.
Nuk mund ta pranojmë e ta lejojmë këtë rrokullisje.
#mjaftmë#pdevetmjashpresë#