×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bisedimet me Greqinë, drejt një dështimi të ri

Diel, 08 July 2018 11:59

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka akuzuar diplomacinë shqiptarë se nuk është aspak serioze dhe është e destinuar të dështojë. Ai thotë se marrëdhëniet me Greqinë pasi u shkatërruan qëllimisht, nuk mund të arrijnë në nivelet pozitive e dinjitoze të viteve më parë.

Greqia eshte nje demokraci shume e vjeter, me nje diplomaci te konsoliduar, nje partner i yne strategjik me te cilen nuk mund te luhet me keto improvizime infantile, kercenime e me tej leshime ekstreme, pa stabilitet e besueshmeri.”, shkruan Shehu.

Ndërsa për sa i përket Marrëveshjes për Kufirin Detar, ai shprehet se e vetmja zgjidhje dinjitoze që i ka mbetur Rilindjes, është drejtimi te Gjykata e Hagës.

Keshtu ndodh kur te “hyn vetja ne qejf e kerkon te besh cubin” nje here e me pas detyrohesh te kthehesh tek roli i “sherbetorit” te bindur, por ama dhe ky me dy “zoterinje”, gje qe e komplikon edhe me shume situaten, duke krijuar nje tablo tragjiko-komike.”, shkruan deputeti i PD.

Në mbyllje të fjalës ai thotë se edhe për 5 vite do jetë në fuqi Traktati i Miqësisë me Greqinë i realizuar në vitin 1996, se po të ishte për rilindasit, s’do ishim asgjëkundi.

Statusi i plotë:

Tritan Shehu

1 hr · 

Bisedimet me Greqine megjithe “terrin informativ”, duket se kane rene ne nje “pike te vdekur”, gje qe ishte e paralajmeruar nga ne.
Diplomacia jone eshte ne vorbullin e nje deshtimi te ri; cdo afat kohor e objektiv i trumbetuar nga Ministria e Jashteme tashme eshte tejkaluar pa rezultat.
Kjo ndodh se cdo gje, prej pese vitesh, po zhvillohet se prapthi, pa profesionalizem e pergjegjesi nga Rilindja per keto maredhenie.
Maredheniet shume te rendesishme me Greqine, mbasi u shkaterruan qellimisht nuk mund te arrijne ne nivelet pozitive e dinjitoze te viteve me pare me veprime aventureske, me qendrime e kerkesa te pa qarta e oshiluese, me kalime paradoksale nga perpjekjet bllokuese, tek servilizmat e leshimet “vomituese”.
Greqia eshte nje demokraci shume e vjeter, me nje diplomaci te konsoliduar, nje partner i yne strategjik me te cilen nuk mund te luhet me keto improvizime infantile, kercenime e me tej leshime ekstreme, pa stabilitet e besueshmeri.
Nje politike e tille aspak serioze nuk mund te kete sukses e eshte e destinuar te deshtoje.
Ndersa ne lidhje me Mareveshjen e Kufirit Detar sic po e tregojne edhe zhvillimet, ne kete katraure te krijuar nga Rilindja ngel vetem nje zgjidhje dinjitoze e racionale per ne, ajo e drejtimit te Gjykata e te Drejtes ne Hage, me mirekuptim reciprok.
Keshtu ndodh kur te “hyn vetja ne qejf e kerkon te besh cubin” nje here e me pas detyrohesh te kthehesh tek roli i “sherbetorit” te bindur, por ama dhe ky me dy “zoterinje”, gje qe e komplikon edhe me shume situaten, duke krijuar nje tablo tragjiko-komike.
Fatmiresisht eshte e do te jete ne fuqi se paku edhe per 5 vite Traktati i Miqesise me Greqine i realizuar ne vitin 1996, se po te ishte per rilindasit.....

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...