Erion ku janë 5 parqet për Tiranën? Apo janë shndërruar në 6 kulla tek teatri?!

Diel, 08 July 2018 12:50

Nga Ina Zhupa

Veliaj erdhi me premtimin për parqe dhe po "mbjell" vetëm kulla. Ndërkohë që shqetësohet për të mbajtur premtimet të Fusha sh.p.k dhe oligarkët e tjerë, atij nuk i interesojnë premtimet që ka mbushur ekranet e qytetarëve.

Edhe në liqenin e Vaqarrit mashtroi ne vitin 2015 sic mashtroi në Kashar që do ti kthente në parqe turistike si atraksion per turistët dhe më shumë investime dhe përfitimin për banorët e zonës. Veliaj ka shkuar disa herë për të bërë propagandën e mbjelljes së pemeve , ku në fakt zona e liqenit të vaqarrit ka nivel të lart pyllezimi natyral . Veliaj vetë shprehet në video që ka 97 mijë pemë zona rreth e rrotull liqenit dhe përsëri bën propagandë sikur po bën mbjellje aty ku nuk ka nevojë (shikoni videon)

Pavarësisht premtimit, e verteta është që ne liqenin e Vaqarrit nuk është kryer asnjëherë ndërhyrje nga Bashkia e Veliajt. Aty ka mungesë infrastrukture për të shkuar në liqenin e Vaqarrit, ndërkohë që vetë liqeni është i ndotur dhe me mbeturina në sasi të mëdha. Aty ka parcela në pronësi private, me pronarët e së cilave administrata e bashkisë nuk ka komunikuar për idenë e projektimit të një parku publik. Mesa duket ka qënë vetëm mashtrimi i rradhës dhe as nuk ka pasur as mendimin për të realizuar një projekt të tillë, që do ju shërbente shumë banorëve por edhe Tiranës në përgjithësi për zhvillim. Në video shikoni gjëndjen e liqenit të Vaqarrit që për çudi dhe në këtë gjendje guida e Tiranës e bërë nga agjencia e Blendi Gonxhes e ka klasifikuar si destinacion turistik!!!\

Autorja eshte zedhenese e PD

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...