Kjo qeveri vjedh gjithçka mundet

Hënë, 09 July 2018 14:41

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të qeveritarëve që flasin për rritje ekonomike. Sipas saj rilindja po kopjon programin elektoral të PD-sw. Kopjacët flasin për rritje të sektorëve ekonomikë ndërkohë që i vetmi sektor që është rritur është ai i oligarkëve pranë tyre”.

Postimi i plotë

Nuk kam hasur në kopjacë më të këqinj në jetën time si pedagoge apo studente se sa kjo qeveri e cila nga shpejtësia përzier me padije ka kopjuar sa këtu aty programin elektoral të PD. Kur PD fliste me program për uljen e taksave dhe tatimeve përpara një viti, qeveria bënte ndarjen e tepsisë, sot pretendon se po ul taksat për biznesin dhe qytetarët. Kur PD flet për programe të qarta se si do të krijohen kushtet për rritjen ekonomike të vendit, qeveria kopjace krenohet me rritjen ekonomike që vjen nga projekti i qeverisë Berisha 2 (TAP dhe hidrocentrali Devollit).

Kopjacët flasin për rritje të sektorëve ekonomikë ndërkohë që i vetmi sektor që është rritur është ai i oligarkëve pranë tyre. Kosto e jetesës për çdo qytetar është rritur, sipas INSTAT (raporti i fundit) çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur me 1.25 pikë përqindje. Ndërkohë që ka gjashtë vjet që çmimet e energjisë, karburantit dhe tarifat e arsimit të lartë rriten ndërsa të ardhurat e qytetarëve pakësohen si pasojë e taksave, te cilat sot jane me te lartat ne rajon.

Mbas gjashte vitesh një gjë ka qënë e sigurtë për biznesin, rritja e taksave. Vetëm me paketën fiskale 2018, rritën taksën e pronës 2 deri më 4 herë. Pa folur për tatim fitimin, të ardhurat personale etj. Bizneset vazhdojnë të kenë besueshmëri të ulët për rritjen e ekonomisë ndërsa konsumatorët kanë besim të ulët në ekonomi. Borxhi publik është rritur në 71% prej PPP-ve ndonëse ministri vazhdon të këmbëngulë që PPP nuk paguhen nga paratë e shqiptarëve!

Por kopjacët vazhdojnë të marshojnë në rrugën e tyre të verbër dhe abuzive, duke vjedhur gjithçka munden. Kryeministri Rama dhe kopjacët e tij nuk mund të mohojnë se sot shqiptarët taksohen më shumë, paguajnë më shtrenjtë dhe të vetmit që përfitojnë janë oligarkët e oborrit. Ata që jo rrallë herë pastrojnë paratë që pjesa tjetër e kësaj qeverie përfiton nga biznesi i vetëm që ka njohur rritje nga shtatori 2013, droga!

Modifikuar më Hënë, 09 July 2018 14:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...