Ministria e Arsimit ka dështuar në pajisjen me dëftesa të nxënësve të sistemit parauniversitar në vend.
Shtyrja pa fund e këtij procesi po u nxjerr pengesa të mëdha nxënësve, sidomos atyre që kërkojnë të studiojnë jashtë vendit.
Ky denoncim për një fenomen kaq të përsëritur është bërë nga nënkryetari i të rinjve demokratë Lisandër Hoxha. Ai shkruan se janë shumë nxënës të cilët kanë denoncuar pranë zyrave të FRPD rreth këtij shqetësimi.
Postimi i plotë:
“SKANDAL:
Ministria e Arsimit deshton me paisjen e deftesave te notave te sistemit parauniversitar. Maturantet sot nuk jane pajisur ende me diplomen perkatese, e cila i lejon ata te ndjekin me tej studimet. Fundi i Qershorit ishte afati kur te rinjt duhej te paiseshin me deftesat perkatese, por Ministria akoma nuk ka nje pergjigje per kete situate. Ky reagim vjen pas denoncimeve te shume nxenesve prane FRPD mbi rastin ne fjale, qe i pengon ata te studiojne jashte dhe te vazhdojne me tej procedurat per te aplikuar per te ndjekur studimet universitare. I bejme thirrje Ministres se Arsimit te beje transparence te plote mbi kete deshtim te rradhes. Kush duhet mbaje pergjegjesi mbi papergjegjshmerine e stafit te MASH per mosaplikimin ne kohe per paisjen me deftesa te reja, maturantet apo Lindita Nikolla?”