PD këmbëngul: Votimi për teatrin i manipuluar, Presidenti nuk do ta dekretojë ligjin

Hënë, 09 July 2018 22:37

Opozita këmbëngul se votimi i javës së kaluar për pr/ligjin e Teatrit Kombëtar ishte i manipuluar dhe si i tillë ai duhet të anulohet. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti i PD, Tritan Shehu tha se kundërakuzat e mazhorancës se manipulimi është bërë nga LSI është një provokacion.

Pyetje: Ju patët një kundërakuzë nga mazhoranca për çështjen e pr/ligjit të Teatrit Kombëtar, u tha se është manipuluar nga ana e deputetëve të LSI dhe gjithcka ishte e rregullt në procesin e votimit?

Shehu: Këto janë provokacione, janë gjëra që unë nuk dua të merrem me këtë çështje. Atje votuan njerëz që nuk kishin qenë në sallë. Pra ai votim sic është bie poshtë dhe duhet ribërë. Këtë e kërkon morali, e kërkojnë vlerat e një parlamenti, e kërkon transparenca, ndërshmëria e një votimi që duhet bërë. Pastaj mazhoranca i ka numrat e voton prapa është puna e saj. Por ai votim duhej rivotuar përsëri sepse në fund të fundit është përgjegjësia e atyre që drejtojnë seancën për të kontrolluar korrektësinë e një votimi.

Deputeti demokrat shprehu bindjen e plotë se Presidenti i Republikës do të bëjë detyrën duke mos e dekretuar këtë pr/ligj.

Pyetje: Si do pasqyrohet në praktikë këmbëngulaja e opozitës për këtë fakt, a do ta vijoni me bojkot?

Shehu: Bojkoti nuk është pjesë e natyrës tonë. Ne nuk kemi bojkotuar, por kemi marrë pjesë, protesta cdo forcë politike bën në parlament në forma të ndryshme. Së dyti pa dyshim jam i bindur se Presidenti do ta kthejë prapasht atë ligj, sepse është antikushtetues, gjë e cila do të krijojë debatin në parlament. Së treti do vazhdohen përpjekjet legale që ai votim të bëhet zero. Së katërti do të vazhdojmë përpjekjet në bashkëpunim apo në ndjekje të shoqërisë civile, të artistëve që të vazhdojnë të protestojnë kundër tjetërsimit të teatrit. Unë mendoj që presidenti do bëjë detyrën e tij, unë gjykoj se do të bëjë detyrën duke e kthyer ligjin, sepse bie ndesh me parimet e kushtetutës, të barazisë në treg, me parime të rëndësishme të demokracisë. Ne do bëjmë detyrën tonë, pastaj sec bënë mazhoranca është punë e saj. Unë them se këto përgjegjësira që krijojnë vepra të rrezikshme kriminale dhe shkatërruese për Shqipërinë pa dyshim nuk mund të harrohen më vonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...