Ekspertiza e audiopërgjimit/ Opozita, kallëzim tek Krimet e Rënda

E mërkurë, 11 July 2018 14:35

Opozita i kërkoi Prokurorisë të hapë hetim penal ndaj Kryeministrit Edi Rama për pengim të së vërtetës, duke mos dorëzuar “provën” e përgjimit që implikon vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, të cilin ai pretendon se e ka bërë në “një nga laboratorët më të mirë të botës”. 24 orë pas denoncimit të PD-së, Edi Rama tha se përgjimi ishte montazh, pa e pasur materialin në dispozicion.

Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho dhe kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, deklaruan se Rama duhej ta dorëzonte ekspertizën që i bëri audipërgjimit të Xhafajt ndryshe ai duhej të akuzohej për pengim të së vërtetës.

“Kërkojmë hetim penal ndaj Ramës për pengim të të vërtetës, për fshehje të të vërtetës duke mos dorëzuar provën e ekspertimit në një nga laboratorët më të mirë të botës”, u shpreh kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edmond Spaho në një deklaratë për median.

Modifikuar më E mërkurë, 11 July 2018 14:55

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...