Lirimi i Elvis Roshit/ Reagon PD: Prokuroria mbrojti mikun “kriminel” të Ramës

Premte, 13 July 2018 18:45

Pas vendimit të prokurorisë dhe gjykatës, për të lënë të lirë ish-kryebashkiakun e PS-së në Kavajë, Elvis Roshi, ka reaguar Partia Demokratike.

Përmes një deklarate për mediat, PD-ja thekson se ky vendim është një provë e qartë se Edi Rama po shkatërron ligjin e dekriminalizimit.

“Vendimi i sotëm i prokurorisë është një tjetër provë se Arta Marku është në shërbim të Edi Ramës, për të shpëtuar nga burgu të gjithë anëtarët e bandës së tij kriminale, me të cilët erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin.” Thuhet në dekparatën e PD-së.

Deklarata e PD:

Vendimi i sotëm i prokurorisë dhe gjykatës për të lënë jashtë burgut mikun e Edi Ramës, ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, i shkarkuar si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, është një provë e qartë se Edi Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit dhe po tallet me atë proces jetik për vendin.

Sot shqiptarët panë se kur ke mik Edi Ramën dhe drejtësinë nën kontroll, i shpëton burgut dhe bën vetëm 60 orë punë për komunitetin.

Njësoj shpëtoi nga burgu edhe deputeti tjetër mik i Edi Ramës,  Tom Doshi.

Partia Demokratike që në fillim ka bërë të qartë se emërimi antikushtetues i Prokurores Private Politike Arta Marku nga Edi Rama u bë për të shpëtuar nga burgu atë, ministrat e tij të korruptuar dhe kryebashkiakët e tij të lidhur me krimin e organizuar.

Arta Marku, njësoj si Edi Rama, konstatoi në pretencën e prokurorisë se Elvis Rroshi është një qytetar i nderuar dhe pa rrezikshmëri shoqërore.

 Prandaj i kërkon gjykatës që ta falë dhe të mos e çojë në burg.

 Elvis Rroshi është i dënuar në Itali për veprën e rëndë penale “përdhunim në grup”, si dhe ka disa procedime penale në Gjermani, Zvicër e Itali për trafik droge.

Vendimi i sotëm i prokurorisë është një tjetër provë se Arta Marku është në shërbim të Edi Ramës, për të shpëtuar nga burgu të gjithë anëtarët e bandës së tij kriminale, me të cilët erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin.

Vendimi i sotëm i organeve të drejtësisë është një tjetër provë që Reforma në Drejtësi u përdor nga Edi Rama për të kapur politikisht sistemin gjyqësor, për hallin e tij personal dhe për hallet e bandës së tij kriminale.

Sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet, rrjeta e drejtësisë nuk do i kap “peshqit e mëdhenjë”, por ato do të dalin nga rrjeta dita ditës.

Partia Demokratike garanton opinionin publik se dita e shkëputjes së lidhjeve të Qeverisë me krimin e organizuar nuk do të jetë e largët.

Largimi i Edi Ramës do të jetë edhe dita ku drejtësia do të çlirohet nga duart e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe “peshqit e mëdhenj” do të bien në rrjetën e drejtësisë së pavarur.

Modifikuar më Premte, 13 July 2018 19:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...