×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Qorsokaku në të cilin po na fut Rama nëpërmjet negociatave të fshehta me Greqinë!

Premte, 13 July 2018 18:47

Nga Tritan Shehu

Ne cfare "qorsokaku" po na fut kjo qeveri e Kryeministri Rama nepermjet negociatave te fshehta me Greqine, vecse per t’i vene nje “paterice” pushtetit te tyre te renuar nga zullumet?!
Fatkeqesisht te gjitha lajmet gjate gjithe ketyre bisedimeve ne po i mesojme indirekt vetem nga pala greke; dhe kane qene te verteta ato!
Kryeministri Tsipras deklaron se ngelin per tu detajuar tashme me Shqiperine vetem Ligji i Luftes, Percaktimi i Zonave Ekonomike Eskluzive dhe Kufijte!!
Ndersa Ministri i jashtem Kozias me pare deklaroi se kane rene dakort midis te tjerave edhe per mos perdorimin e termave gjeografike Cameri e Vorio Epir!!
Po keshtu Hahn deklaron se po percaktohen kufijte midis Shqiperise e Greqise!!
Ndersa Qeveria e jone vecse hesht e mban nje "terr informativ" edhe per Kuvendin e Komisionin e Jashtem.
Nga sa duket kerkohet “te shitet” shume shtrejte "Ligji i Luftes" ne kembime te medha nga Shqiperia.
Spekullim i paster ky! Per neve ceshtja e Ligjit te Luftes as ka ekzistuar, as ekziston, as ka qene ndonjehere pengese per te realizuar partneritet strategjik e maredhenie shume te mira me Greqine; “heqja apo lenia” e tij nuk do te kete ndonje efekt, qofte edhe per pronat e vjetra te shqiptareve.
Ai ka rene qe me Konferencen e Paqes ne Paris, me vendimin e Qeverise Papandreu me 1987, me Traktatin e 1996, me antaresimin tone ne NATO, me maredheniet e ngushta midis dy vendeve tona deri me 2013-ten.
Nqs pala greke gjykon se per aresye te brendeshme ajo duhet te ndermari edhe ndonje akt tjeter formal eshte e mirepritur, ne nuk kemi ndonje "Ligj Lufte” me Greqine dhe as kemi pse ta shkembejme kete.
Se dyti cfare nenkupton termi qe po lakohet "kufijte"? Kufijte tokesore me Greqine jane mire te percaktuar, ai i zonave detare lidhet kryesisht me ato ekonomike e ka nje model zgjidhes, mareveshjen e mepareshme, ose cuarjen ne Gjykaten e te Drejtes ne Hage me mirekuptim.
Sic duket Qeveria jone tashme e frustuar edhe per politikat aventuriere te ndjekura ndaj Greqise ne keto vite, eshte e detyruar te leshoje cdo gje, qofte edhe ne shkembim te nje “luge bosh”, sic eshte i ashtuquajturi “Ligj Lufte”.
Pushteti nuk mund te mbahet keshtu....se vjen nje cast dhe.....

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...