×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Festa kombëtare e Francës/ Presidenti Meta publikon letrën ku shpreh urimet e tij

Saturday, 14 July 2018 21:09

14 korriku është Festa Kombëtare e Francës. Kjo u vendos nga ligji i 1880, për të festuar dy ngjarje, marrjen e Bastille të 14 korrikut 1789 , symbol i Monarkisë absolute, dhe Festën e Federatës të 14 korrikut 1790 që festohet për të kujtuar Kushtetutën e 1789. 

Presidenti Meta nuk ka  ngurruar ti shprehë urimet e tij më të mira.

Ilir Meta

Letër e dërguar Presidentit të Francës, Emmanuel Macron me rastin e Festës Kombëtare të Francës:

I nderuar Zoti President,

Më lejoni që me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të mira e të sinqerta për Ju personalisht dhe të gjithë francezët kudo që janë.

Marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve tanë janë zhvilluar shumë në tre dekadat e fundit. Ato kanë krijuar një bazament shumë të mirë miqësie e partneriteti për të ardhmen. Konstatoj me shumë kënaqësi se, në traditën më të mirë të bashkëpunimit kulturor dhe arsimor, midis dy vendeve po zhvillohet edhe bashkëpunimi në fushën e ekonomisë. Interesi në rritje i investitorëve dhe kompanive të mirënjohura franceze për tregun shqiptar më bën optimist në këtë drejtim.

Mbështetja e madhe dhe e pakursyer që Franca i ka dhënë Shqipërisë për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të administratës publike, si dhe ndihma për integrimin në organizatat euroatlantike, përcillen me ndjenja të thella mirënjohje e miqësie nga populli shqiptar. Ju siguroj se, si anëtare në NATO dhe vend kandidat në Bashkimin Evropian, Shqipëria do të jetë gjithmonë një partnere aktive në përballimin e sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet kontinenti evropian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...