×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ja me kë udhëtoi Tahiri me jahtin luksoz nga Mali i Zi drejt Lecces

Diel, 15 July 2018 08:23

Prokurorët e Krimeve të Rënda që po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri kanë zbuluar një tjetër udhëtim të dyshimtë tij jashtë vendit. Sipas asaj që raporton BË, udhëtimi ka ndodhur në verën e vitit 2017 kur Tahiri nuk e mbante më postin e ministrit, por ishte kulmi i akuzave të opozitës për lidhjet e tij me trafikun e drogës.

Sipas të njëjtave burime Saimir Tahiri zgjodhi të udhëtojë me jaht luksoz nga Mali i Zi deri në Lecce të Italisë. Ky udhëtim i ish-ministrit është aktualisht nën hetim. Udhëtimi është zbuluar pas këqyrjes së telefonit të njërit prej personave të dyshuar, ku janë gjetur foto të Tahirit dhe personave që e shoqëronin. Të njëjtat burime raportojnë se udhëtimi ka ndodhur pak javë përpara se Prokuroria për Krime të Rënda të niste hetimin ndaj Tahirit.
Gjatë hetimit ka rezultuar se ish-ministri ka udhëtuar me automjet nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe prej andej me jaht në drejtim të Lecces. Grupi i hetimit kërkon të zbulojë se kush është pronari i jahtit, me kë udhëtoi ky i fundit nga Mali i Zi në Itali, ku u akomodua ish-ministri dhe miqtë e tij dhe kush i pagoi shpenzimet. Kjo nuk ishte hera e parë, që Saimir Tahiri udhëtonte drejt vendeve fqinje duke drejtuar mjete lundruese në pronësi të personave të tretë.
Në 2014, vetëm një vit pasi kishte marrë detyrën e ministrit të brendshëm, ai udhëtoi drejt Greqisë, me një skaf në pronësi të Orgest Liperit. Në dosjen e prokurorisë thuhet se skafi pësoi defekt dhe Saimir Tahiri kërkoi ndihmën e Artan Habilajt dhe një zyrtari policie. Të dy ata e sollën mjetin lundrues në Shqipëri.
Skafi në pronësi të Liperit u dërgua në Itali për tu rregulluar nga vetë Moisi Habilaj, i dyshuar si kreu i grupit kriminal e që aktualisht ndodhet në burg në Catania. Vetë Tahiri tashmë po hetohet në gjendje të lirë dhe hetimet do të zgjasin edhe 3 muaj të tjerë. /Lapsi.al.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...