×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Si ‘pjatë kryesore’, Shqipërinë ju lutem!

Diel, 15 July 2018 19:42

Ka më shumë se 5 vite që vendi ka marrë një të tatëpjetë dhe po shkon gjithnjë e më shumë në greminë. Rama dhe një grup banditësh, disa në qeveri dhe disa duke lëvizur fijet e marionetave qeveritare, po e shqyejnë, grabisin, vjedhin, shkatërrojnë dhe gërryejnë pasuritë e Shqipërisë nga dita në ditë.

Kryeministri bashkë me intelektualët e partisë së tij janë duke i marrë jetën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe kjo po ndodh në mënyrën më të ulët të mundshme. E nisën me projektin me antishqiptar që është implementuar ndonjëherë këtu, kanabizimi dhe kokainizimi i çdo centimetri të 28 mijë kilometrave katrorë të Atdheut tonë të përbashkët. Shqiptarët u varfëruan dhe vijojnë të varfërohen deri në mjerim trafikantët dhe kapot e bandave më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike pasurohen deri në miliarda euro. Udhëhiqemi nga një qeveri që po shkatërron çdo vlerë të Shqipërisë.

 Është betonizuar e gjithë sipërfaqja e vendit (përveç fushave të kanabisit sigurisht), me të vetmen arsye fryrjen e xhepit të Ramës. Kjo qeveri e fasadave është ekzemplare në llojin e saj. Me çështjen e Teatrit Kombëtar duan të shqyejnë një tjetër pjesë të Shqipërisë, atë më të vyer historinë dhe krenarë e shqiptarëve. Me zero respekt për dinjitetin dhe identitetin kombëtar afera 205 milionë dollarëshe te Teatri është një llokmë e majme të cilën Rama nuk mund ta lëshojë.

Shkatërrimi që banda në pushtet i ka bërë ekonomisë shqiptare është një historike për nga niveli dëmi i parikuperueshëm. Taksa, shkatërrim i biznesit, shkatërrim i shtresës së mesme të shoqërisë, klimë e biznesit më e keqe ndonjëherë, çdo hap i ndërmarrë ka qenë një plagë në trupin e ekonomisë së vendit. Dhe nuk mjaftohen me kaq por me tradhtinë kombëtare duke shitur detin dhe interesat madhore të kombit në marrëveshjen me Greqinë, Rama po i heq trupit të Shqipërisë pjesën më të madhe. Integriteti territorial dhe pasuri të jashtëzakonshme ekonomisë të falura. Nga ana tjetër qeveria di vetëm fasadë.

Llogaridhënia është pjesa më brilante e kësaj strategjie e fasadës. Qytetarët nuk kanë nevojë për show me regji dhe skenar të një Kryeministri arrogant dhe të papërgjegjshëm. Llogaridhënia publike bëhet vetëm për të shfajësuar veten ky Kryeministër dhe për të gjetur fajtor për keqqeverisjen. Tipike për sistemet diktatoriale: Ku dominon gjyqi publik pa pyetur për institucione dhe ligje. Simboli i rilindjes është varfëria, korrupsioni dhe krimi.

Ka vetëm një rrugë për ta luftuar këtë të keqe, është rruga të marrim në dorë fatin tonë. Së bashku ne luftuam për vite me radhë, mposhtëm çdo armik të jashtëm, dolëm kryelartë nga çdo luftë dhe po më të njëjtën vendosmëri do ta shporrim këtë qeveri nga pushteti. Shqipëria është dhe do të mbetët e shqiptarëve! “Shqipërinë e ka bekuar Zoti, por fatkeqësisht e ka mallkuar dhe po e shkatërron kjo qeveri”. I takon popullit dhe opozitës t’i rikthejë bekimin e merituar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...