Si po e shet Rama Shqipërinë tek grekët për t’u pasuruar vetë

Hënë, 16 July 2018 08:57

Kryeministri Edi Rama, të vetmen gjë që ka bërë që kur ka pasur në dorë pushtet, ka qenë shitja e pasurive të shqiptarëve.

Këtë e nisi kur u bë Ministër Kulture, e ndërsa e vazhdoi me ritme më të larta kur erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës.

Janë shumë të njohura aferat që Edi Rama, bënte me lejet e ndërtimit, ku në këmbim të parave, u jepte leje miqve të tij, për të ndërtuar pallate.

Por, vjedhjen më të madhe, Edi Rama po e bën si kryeministër, dhe për këtë nuk ka lënë pa shfrytëzuar asnjë ditë të pushtetit të tij.

Që kur erdhi në pushtet, Rama e nisi vjedhjen e shqiptarët, përmes shëndetësisë, ku u dha disa koncensione oligarkëve të tij.

E ndër, vjedhjen më të madhe dhe tradhtinë ndaj shqiptarë, Edi Rama po e bën me shitjen e detit tek grekët.

Prej disa vitesh Edi Rama është duke bërë pazare me Greqinë, për të shituar sa më shumë det, dhe për të përfituar sa më shumë para në këmbim.

Dhe duket se negociatat Ramës për të shituar zonat ekskluzive ekonomike tek grekët, i kanë shkuar shumë mirë, pasi mësohet se brenda pak javësh do të zyrtarizohet edhe shitja e detit me marrëveshje.

Shqipëria do të humbë pasuri të konsiderueshme, e ndërsa Edi Rama do të mbushë xhepat e tij.

Nëse Edi Rama do të qëndrojë edhe më shumë në qeveri, nuk do të jetë e largët dita, kur edhe pasuritë e Shqipërisë të shiten, ku ai do të fusë në xhep miliona lekë.

/55News.al/

Modifikuar më Hënë, 16 July 2018 09:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...