Denoncim/ Deputeti i PD-së: “Investime” vetëm për përfitimin e tenderave (foto)

E Enjte, 19 July 2018 19:52

Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka publikuar sot denoncimin e një qytetari për “investimet”, që vetëm investime nuk janë, të bëra nga qeveria Rama.

Përmes një postimi në “facebook” deputeti demokrat tregon problemet e banorëve të fshatrave të Lushnjës.

Ku mungesa e ujit është një problem shumë serioz dhe është duke iu dëmtuar të mbjellat.

Sipas denoncimit të qytetarit, ata janë ankuar të deputetët e “rilindjes”, por këto ankesa kanë rënë në vesh të shurdhër.

Postimi i plotë:

Kur “ investimet” behen vetem per te perfituar nga tenderat.

Ky eshte nje “ investim” i Nikos se bujqesise, qe vetem per bujqesine nuk ka lidhje.

Nje banor nga Fieri i Ri i njesise administrative Krutje te bashkise Lushnje me shkruan:

Pershendetje deputet.

Jam nje banor i fshatit Fier i Ri,ish komuna Krutje, kemi problem me ujitjen e tokave, Rilindja para pak kohesh betonizoi anët e ketij kanali kryesor,por prishi portën që ngrinte nivelin e ujit, gjë që nuk bën të mundur kalimin e ujit për në kanalin vadites dytësor.Jemi ankuar tek administratori i njësisë administrative edhe tek kryetari i bashkisë por ankesat tona kanë shkuar në vesh të shurdhër.

Jemi ankuar edhe tek deputetet e rilindjes por ato nuk guxojne te flasin se Niko dhe drejtori i bordit te ujitje-kullimit nuk i pyesin fare siç duket.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...