Lidhur me protestën e shqiptarëve në të dy anët e kufirit për taksën për Rrugën e Kombit kanë reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi si dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Kryemadhi shprehet se revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin. Ndërsa Berisha denoncimin dhunën e turjpshme të policisë.
Statusi i znj. Kryemadhi:
Sot qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm.
Ata që kanë humbur besimin te drejtimi i qeverisë, tek ekonomia që po shkatërrohet sepse Edi Rama do të kënaqë orekset e oligarkëve, sot janë shumica dhe me të fortë se kurrë.
Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit.
Statusi i ish Kryeministrit Berisha:
Populli i thotë JO ‘plaçkës Rama’! Protesta të fuqishme kundër ‘plaçkës Rama’ në Rrugën e Kombit, dhunë e turpshme policore ndaj protestuesve, shumë qytetarë të plagosur. sb