Arrestohet kreu i Partisë Demokratike në qytetin e Gramshit. Mësohet se Elmaz Haruni ka kundërshtuar forcat e policisë.
Ai nuk i është bindur patrullës dhe është vënë në pranga së bashku me shtetasit Artur Rrodhe dhe Erion Zeneli. Gjatë arrestimit Haruni ka ofenduar punonjësit e policisë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme. Më shumë se procedure, mësohet se arrestimi ka të bëjë me arsye politike.