Skandali i Veliajt: 100 milionë lekë kompanisë nën sekuestro me 1 punëtor! (video)

Diel, 22 July 2018 11:54

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka paraqitur para medias, tenderin më të fundit të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, për veshjet e policisë bashkiake, për të cilin tha se nëse vendi do të kishte prokurori, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ata që e kanë zbatuar atë vendim të tij, sot duhej të ishin në burg.

"Bashkia e Tiranës shpall fituese të tenderit fiktiv 100 milionësh një kompani nën sekuestro për mospagim taksash dhe me vetëm 1 punëtor!

Tenderi 100 milionë lekë për veshjet e policëve bashkiakë është vjedhje e e hapur, - tha Zhupa. -  Mjaft të shikojmë dokumentat që ne sot po bëjmë publikë. 100 milionë lekë i ka dhënë Veliaj një kompanie që nuk paguan tatimet dhe ndodhet nën sekuestër.

Duke i dhënë 100 milionë lekë një kompanie që është nën sekuestër për mospagim taksash, Erion veliaj ka shkelur dy ligje. Ajo duhet të ishte skualifikuar madje.

Ky tender është fiktiv, sepse në të ashtuquajturën garë janë dy kompani: Vojsava Zenelaj, shpk dhe Muçaj, që ka paraqitur dokumentat sa për fasadë. Kompania e vetme Vojsava rezulton me një të punësuar, pra të qepë çdo orë 4 kostume dhe një palë këpucë çdo orë për 35 ditë!

Vjedhje më të hapur se kjo nuk ka sepse në bashkinë e Veliaj tenderat janë në interes të xhepit të Veliaj. Nëse do të kishte prokurori, Erion Veliaj dhe ata që e zbatuan tenderin sot duhej të ishin në burg për tenderin 100 milionë lekë!” u shpreh zëdhënësja e PD-së.

Modifikuar më Diel, 22 July 2018 11:55

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...