Pse Rama po përpiqet për të hequr nga sistemi i drejtësisë Xhezair Zaganjorin

Diel, 22 July 2018 18:56

Xhezair Zaganjori është një ndër juristët më të mirë që ka Shqipëria, e megjithatë mazhoranca e sotme përmes Vettingut po përpiqet që të bëj pis figurën dhe integritetin e tij.

Zaganjori drejton gjykatën e lartë të Shqipërisë që prej vitit 2013, ndërsa nuk ka qenë asnjëherë i përfolur në sistemin e drejtësisë për akuza shpërdorim detyre apo korrupsion.

Në krejt gjyqësorin e vlerësojnë si një jurist korrekt, i qetë, fjalëpak dhe zbatues i përpiktë i ligjit. Që prej vitit 2001 ai është edhe anëtar i Gjykatës së Pajtimit e Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë. Pra edhe një ekspert gjyqësor ndërkombëtar me vlera jo vetëm për Shqipërinë.

Por tani Xhezair Zaganjorin e kanë vënë në thertoren e Vettingut ose të KPK, siç njihet shkurt nga publiku. Ai shkoi vetë, pa avokat, përballë KPK-së ditën e premte. E pyetën edhe për emrin e babait, të nënës, etj. Natyrisht formalizmave ligjorë nuk iu bën bisht askusht, porse ai njihet se është Xhezair Zaganjori.

Edhe pse që në seancën dëgjimore nga KPK u duk se ndaj Zaganjorit kishte një tendencë për ta bërë pis, ai me urtësinë e tij iu përgjigj të gjitha pyetjeve.

Duket se një dorë e fshehtë, mundet edhe shërbimet greke në shenjë hakmarrje ndaj votës së tij antigreke, por thellësisht kushtetuese dhe shqiptare, po hakmerren ndaj tij.

Një pisllëk i paparë dhe me sa duket, siç po vërtetohet përditë, PS-ja dhe kryeministri Rama paska një listë se cilët emra nuk i do në sistemin e drejtësisë.

Dhe këtë e ka bërë të qartë shumë herë opozita, se Vettingu po bëhet në mënyrë selektive, dhe duket se fjalët saj po dalin.

“Nuk është momenti për intervista. Jam njeri i ligjit, dhe erdha në proces. E kam mbështetur  reformën në Drejtësi, ndaj kam respektuar KPK dhe kam dokumentuar gjithçka. Kam 40 vite pune dhe kam punuar me përkushtim”, tha Zaganjori fill pas mbarimit të seancës së KPK. Teksa u pyet për faktin nëse kishte besim tek sistemi i drejtësisë, ai u shpreh se: “Nuk e di, atë do ta shohim, pasi të gjithë dokumentet qe kam pasur më është dashur që të shkoj në Gjermani”.

Nëse edhe Zaganjorin e largojnë me vendim KPK-ja, atëherë nuk duhet të punojë asnjeri nga gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që ndodhen sot në drejtësi. 

Por duhet se nuk është vetëm Zaganjori i vetmi që po mundojnë që ta bëjnë pis, pasi edhe kryetarin e gjykatës kushtetuese, Bashkim Dedja kanë kërkuar ta rihetojnë në apelin e Vettingut.

Synimi mbetet që ta shkrijnë krejtësisht gjykatën kushtetuese, ku më pas qeveria të bëjë ç’të dojë në Shqipëri. Pa gjykatë kushtetuese dhe pa gjykatë të lartë, merret me mend se si shkojnë punët në një shtet të vogël si vendi ynë.

Dhe e gjitha kjo përpjekje e Edi Ramës për të vënë në kontroll të gjitha pushtet e ka një qëllim, i cili është pamundësia për të goditur në gjykata korrupsionin dhe vjedhjen që po i bën Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...