Nga Bujar Vreto
Me nje akt te pa precedente narkotrafikantet e veshur me uniformen e policise te inspiruar dhe fymezuar nga arroganca e pushtetit dhe konkretisht ne Qarkun e Elbasanit nga Taulant Balla, privuan nga liria kryetarin e PD-se se Gramshit z. Elmas Haruni, duke e dhunuar ne kundershim me ligjin duke shkelur te drejtat e njeriu.
Diten e premte date 20-07-2018 ne degen e PD-se se Gramshit u mblodh aktivi, organi me i larte institucional ne dege dhe me pergjegjesi te madhe u diskutuan shume ceshtje, me duhet te theksoj (ne cilesine e pjesemarresit ne aktiv si i ftuar) se pertej pritshmerive, diskutantet me ide dhe te vendosur qartesisht, mbeshteten fuqishem prioritetet e shpalosura nga z. Haruni per vazhdimesin dhe mundesine e fitores te Bashkise ne Gramsh. Kjo atmosfere e paster me besim dhe shprese per demokratet dhe banoret e Gramshit me duket se prishi rehatine e ndonje segmenti te brendeshem i lidhur me tentakulat e Taulant Balles qe eshte mjeshter i diversionit politik pa llogaritur koston e demit qe shkakton tek individe, familjare e njerez me integritet ne rrethet shoqerore, akademike e pergjegjesive te tjera te zhvillimeve ekonomike dhe politike te vendit.
Une ne cilesine e kryetarit te deges PD Librazhd por dhe gjithe demokratet e deges jemi shume te indinjuar, jo vetem per faktin se u dhunua qytetari Elmas Haruni por si tentakulat e krimit qe menazhohen nga pushteti i votave te vjedhura duan te egzekutojne demokracine, se si falangat e krimit dhunojne kryetarin e opozites, se si drogmenet e veshur me uniforme behen vegla te peshtira te mafies ne pushtet, se si te mjeret perdoren mish per top nga shefat e tyre pa menduar ligjin qe nje dite do vihet ne zbatim, se si keta sharlatane, injorante, lepiresa duan te kthejne ne fasade opoziten dhe te vrasin lirine e qytetareve.
Ngjarja eshte shume e rende dhe per kete deget e PD-se te Qarkut Elbasan bashke me deputetet duhet te bejne nje takim urgjent per te sinkronizuar qendrimet dhe dhenien e nje pergjigjeje te merituar rilindasve te vdekur.
Situata kerkon te pyes..
1- Pse policia e krimit shkon tek pasagjeri, kur dokumentat i ka shoferi ?
2- Pse policia e krimit nuk e lejon te zbrese pasagjeri ?
3- Pse per nje kontroll rutine si dhe pretendon policia ishin 20 uniforma?
4- Pse doli video pa u kryer hetimi ne portalet e rilindasve ?
5- Kush nga policet e krimit e dergoi videon pa lejen e prokurorit ?
6- Pse policet e krimit u larguan menjeher sapo ndaluan Kryetarin nga vendi ku ndertuan postebllok?.
Me bindje te thelle e them se policia ka ngritur prite dhe nuk eshte kontroll rutinor se personat e ndaluar jane njerez publike ne Gramsh dhe aq me teper kryetari i opozites, policet te udhehequr nga pasioni per te lepire shefin nuk merren me krimin as me aferat e tojota jaris por dhunojne kryetarin dhe mendojne se keshtu do strukin opoziten. Dhuna ne prani te qytetareve eshte bere krejtesisht per te ulur figuren e kryetarit z. Haruni dhe neper mjet tij te frikesojne demokratet dhe opozitaret ne teresi.
Kryetar i Gramshit z. Elmas Haruni dhe sekretari organizativ Artur Rrodhe ju mbeshtesim dhe kerkojme te beni kallezim penal ndaj policies per shkelje te kopetencave dhe e them me bindje se e drejta do vije nepermjet ligjit duke marre ndeshkimin e merituar cdo kush qe dhunon lirine dhe te drejtat e individeve.
Kryetar Elmasi, ed-ver kristaq rama ka share me liber shtepie jane dhe rastet e fundit qe shane ne telefon nga nena e motra dhe askush nga port’halet dhe televizionet nuk e ka dhene videon e tij kaq gjate sepse ati i lejohen sharjet i lejohen vjedhjet, i lejohen vrasjet, i lejohen shkaterrimet dhe pastrami i parave ati i lejohet te luaj me historine e Shqiperis, perderisa tek ne eshte ne gjume ndergjegjia kombetare por kam bindjen se fryma e aktivit te Gramshtit, Librazhdit, Elbasanit dhe mbare vendit nen drejtimin e perendimorit z. Lulzim Basha po trondit themelet e krimit te organizuar dhe vjeshta do sjelle furtuna qe keta sharlatane do i shikojme ne koshin e plehrave.
Kryetar Elmasi nga gjakenxehtesia qe tu krijua nga prita e inskenuar e krimbave te kuq, pati edhe ndonje fjale te pakendeshme por ato sjane te tuat dhe flaki tutje me nje ndjese duke perjashtuar nga ndjesa, policine e krimit, mafiozet e elbasanit dhe konkretisht kryemafiozin ed-ver kristaq rama.
Ne nuk na mposhti diktatura dhe jo keta krimba …
Zoti e bekofte Gramshin dhe mbare shqiptaret..
Autori eshte Kryetari i PD, dega Librazhd