Rama po rikthen institucionet e kalbura të sistemit të vjetër të drejtësisë

E mërkurë, 25 July 2018 19:20

‘Edi Rama po zhbën reformën në drejtësi për të rikthyer institucionet e kalbura të sistemit të vjetër të drejtësisë’.  Deklarata është bërë gjatë pasdites së sotme nga Këshilltari Ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi.

Deklarata e plotë

Ministrja e Drejtësisë u përpoq të mbrojë me propagandë dhe sulme kundër opozitës përpjekjen e Edi Ramës për të bllokuar reformën në drejtësi me qëllimin e vetëm bllokimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të hetojë qeveritarët e korruptuar dhe krimin e organizuar.

Ligji për Shkollën e Magjistraturës është provë e qartë sesi Edi Rama po zhbën reformën në drejtësi, sepse ky ligj është kthim mbrapa tek institucionet e kalbura të sistemit të vjetër të drjetësisë. Nuk bëhet fjalë për disa studentë, por nëpërmjet këtij ligji, Edi Rama kërkon t’i japë fuqi për emërimin e gyqtarëve Këshillit të Lartë të Drejtësisë, një institucion që reforma në drejtësi e shkriu si ngrehinën më të korruptuar në vend.

Rikthimi i Edi Ramës tek institucionet e kalbura të drejtësisë pengon ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga të cilët varet ngritja e Prokurorisë dhe Gjykatës Antikorrupsion.

Edi Rama po bllokon zbatimin e reformës në drejtësi që ai vetë të mos hetohet për korrupsion, për pastrim parash, për lidhje me krimin e organizuar. Që Tahiri, Xhafaj, Gjiknuri, Ahmetaj, Veliaj, Dako, Sejdini, habilajt dhe balilajt t’I shpëtojnë drejtësisë. Këtij projekti po i shërben edhe konfirmimi në detyrë i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Përdorimi politik i vettingut po rrënon besimin e shqiptarëve tek reforma në drejtësi.

Në vend të akuzave dhe sulmeve të dala boje kundër opozitës, Edi Rama duhet t‘u thotë shqiptarëve se pse vettingu i kapur prej tij ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, pavarësisht rekomandimit të Operacionit ndërkombëtar të Monitorimit për shkarkimin e tyre.

Si po pastrohet pallati i drejtësisë, kur vettingu i kapur prej tij konfirmoi në detyrë:

  • • Gjyqtarë dhe prokurorë që kanë deklaruar vila në pronësi të fëmijëve të tyre të mitur, të dhuruara nga prindrit pensionistë;
  • • Gjyqtarë dhe prokurorë të cilëve u janë zbuluar prona në bregdet në emër të vëllezerve
  • • Gjyqtarë e prokurorë që kanë blerë pasuri të paluajtshme duke u marrë borxh familjarëve pa të ardhura dhe që banka u ka sekuestruar shtepinë për mospagim kredie.
  • • Gjyqtarë e prokurorë të kapur në flagrancë në përgjime në afera korruptive.

PD nuk do të pranojë bllokimin e reformes në drejtësi dhe kthimin tek institucionet e vjetra para reformës.

Kushtetuta, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, KLGJ, KLP, Prokuror të Përgjithshëm, SPAK dhe BKH sipas reformës. Kjo është rruga e daljes nga kolapsi dhe kapja politike e drejtësisë nga qeveria e korruptuar dhe e lidhur me krimin.

Modifikuar më E mërkurë, 25 July 2018 19:26

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...