Opozita: Bllokimi i gjykatave rrezikon zgjedhjet

E Enjte, 26 July 2018 09:28

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, bën thirrje për një analizë të situatës kushtetuese në vend nga njerëz të ditur dhe që e duan integrimin e Shqipërisë në BE. Më tej ka konstatuar, se kolapsi i krijuar në sistemin drejtësisë, rrezikon zgjedhjet, pasi një pjesë e vendimmarrjes për Reformën Zgjedhore varet nga pushteti gjyqësor.

Z. Mediu, pse nuk u gjet asnjë rrugë bashkëpunimi me maxhorancën për të votuar Ligjin e Magjistratëve?

Ne bëmë një kompromis të madh kushtetues me maxhorancën, e cila shkeli në mënyrë të njëanshme rastin e reformës në drejtësi, me gjashtë ligje që bien ndesh me Kushtetutën, duke sjellë kolaps në pushtetin gjyqësor. Çdo amendament që sillet në mënyrë të njëanshme, siç ishte rasti për Ligjin e Magjistraturës, jo që vetëm nuk e zgjidh ngërçin e pushtetit gjyqësor, por e komplikon akoma më tej. Një parlament i mençur dhe një qeverisje e përgjegjshme, do të ndalonte menjëherë, çdo lloj ligj në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

A mendoni, se do t’i marrë në konsideratë maxhoranca 7 kushtet e opozitës për sistemin e drejtësisë?

Ato shtatë pika duhet të konsistojnë në një fakt të vetëm: Duhet patjetër që ta analizojmë situatën kushtetuese në vend. Është shumë e rëndësishme që të thërrasim analizë kushtetuese, për të parë nëse funksionin pavarësia e tre pushteteve. Së dyti, sa garantohen me Kushtetutë liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Së treti, sa garantohet shteti ligjor dhe zhvillimi i shëndoshë institucional në Shqipëri. Nëse nuk bëjmë këtë analizë, ne do jemi një vend i humbur, jo vetëm larg BE, por nuk do kemi asgjë të ngjashme.

Si e vlerëson opozita procesin e vetingut?

 

Ka pasur një lapsus në gjithë këtë proces. Duheshin të ishin betuar ata që bëjnë vetingun, sepse një produkt i pastër duhet të vijë nga një marrëdhënie e pastër. E dyta, që dua të konstatoj, ka të bëjë me gjitha analizat që kanë bërë disa kolegë të mi, që janë përdorur dy standarde. E treta, e shikoj që këto grupe vetingu asnjëherë nuk kanë marrë në analizë, siç e kërkon ligji dhe Kushtetuta, vendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po marr një rast: Një përfaqësues i ONM-së i kërkonte të analizonte qëllimin e Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme, por nuk u mor me atë rast, sepse prokurorja nuk mori pjesë, por janë marrë me mënyrën sesi ILKDP-ja ka pasqyruar të dhënat e këtyre prokurorëve. Pra, duket qartësisht se çdo burim informacioni është politik dhe bëhet me qëllimin për të uzurpuar njëherë e mirë pushtetin gjyqësor.

A ka pasur dialog politik për këtë ligj mes LSI dhe PS?

Ndoshta, për shkak të marrëdhënies së gjatë që kanë pasur me PS. Kam bindjen se po t’i hyjmë thellë problemit, kjo nuk është çështje negociatash parciale, por është çështje e një marrëdhënie thelbësore. Janë shumë të paktë njerëzit që dinë të analizojnë problemin kushtetues që ka vendi, prandaj kërkoj që “mençurinë” e politikës të përzier me maskarallëk t’ia lëmë në dorë të njerëzve, të cilët kanë formim kushtetues ndërkombëtar dhe që e duan Shqipërinë në BE.

A mendoni, se kolapsi i krijuar në sistemin e drejtësisë, do reflektohet edhe në mënyrën sesi do zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri?

Unë kam kërkuar që opozita të ulet dhe të bëjë një analizë të vetën, të kemi ide të qarta se çfarë kërkojmë dhe ta realizojmë. Më pas, të ulemi me pjesën tjetër të maxhorancës për të vepruar. Mendoj se në kushtet që jemi, një pjesë e vendimmarrjes së Reformës Zgjedhore është e lidhur me vendimmarrjen përfundimtare të pushtetit gjyqësor, kështu që nuk mund të jemi kaq naiv, sa të shpresojmë se mund të bëjmë një reformë të bukur, ku vendimin final e merr Edi Rama, si gjyqtar i këtij vendi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...