Indeksi i Ligjit dhe Sigurisë i Gallup: Shqipëria më e pasigurta në Ballkan

Premte, 27 July 2018 07:11

Më shumë se dy në çdo tre njerëz në mbarë botën thonë se kanë besim tek policia e tyre lokale (69%) dhe ndihen të sigurt të ecin vetëm gjatë natës në vendet ku jetojnë (68%). Por, situata nuk është e tillë në të gjithë shtetet. Sipas studimit të fundit të Gallup, me të dhënat e v itit të shkuar, një në tetë njerëz në botë (13%) thonë se u është vjedhur një pasuri atyre vetë ose një anëtari tjetër të familjes gjatë 2015 dhe 5% thanë se ishin sulmuar apo një pjesë e tyre kanë humbur jetën.

Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2017, Shqipëria renditet e 78 në botë për sigurinë. Sa më i lartë rezultati, aq më e lartë është përqindja e popullsisë që raporton se ndihet e sigurt. Ne jemi të fundit në Ballkan, me rezultatin më të ulët, në këtë listë kryeson Serbia e 82, Bosnja e Hercegovina e 80-a, Mali i Zi i 79-ti. Rezultati i indeksit për botën në 2017 ishte 81 nga 100 e mundshme. Tetëdhjetë e gjashtë vende shënuan rezultate më të ulëta se kjo mesatare, sipas raportit.
Vendet që shënuan më të larta apo të ulëta në indeks, mbetën të pandryshuara që nga viti 2016. Shifrat në mbarë botën tregonin për 97 në Singapor, që kryeson listën si më i sugurti, në më të ulëtën prej 44 në Venezuelë.
Në shumicën e vendeve të zhvilluara ekonomikisht me sundim të fortë të ligjit, shumica e banorëve thonë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm gjatë natës. Kjo përgjigje është pothuajse universale në Singapor në 94% dhe në krye të 80% në shumë vende të Evropës Perëndimore. SHBA është shumë më poshtë në listë, në 72%.
Raporti i Ligjit dhe Rendi Global i Gallup-it 2018 u ofron udhëheqësve një përditësim mbi progresin që vendet po bëjnë drejt arritjes së Qëllimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara “Për promovimin e shoqërive të drejta, paqësore dhe gjithëpërfshirëse” dhe thekson ato vende që kanë nevojë për ndryshime të menjëhershme në termat e sigurisë.

Modifikuar më Premte, 27 July 2018 16:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...