VIDEO/ Projekti mafioz për kapjen e drejtësisë e detyron Ramën të heshtë

Premte, 27 July 2018 13:51

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Aibeaj, i është rikthyer sërish rastit të gjyqtarit Igli Toska, i cili kaloi Vetting-un, megjithëse institucionet rekomandonin ndryshe.

“Projekti mafioz për kapjen e drejtësisë është arsyeja pse Edi Rama hesht përballë fakteve zyrtare se Vetting-u nuk po pastron Pallatin e Drejtësisë nga të korruptuarit”, tha ai.

Deklarata e plotë

Partia Demokratike tregoi dje me fakte, bazuar në raportin zyrtar të shërbimeve inteligjente sesi organet e Vetting-ut po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë të kapur në flagrancë me përgjime në afera korruptive.

Gjyqtari Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor është vlerësuar nga institucionet përgjegjëse dhe shërbimet inteligjente si i papërshtatshëm me detyrën dhe duhej shkarkuar nga organet e Vetting-ut.

Ky fakt tregon se organet e Vetting-ut po mbajnë në sistem gjyqtarë të korruptuar sipas urdhrave të Edi Ramës, i cili hesht dhe fshihet përballë provave të qarta që zbulojnë çdo ditë projektin mafioz të tij për kapjen e drejtësisë nëpërmjet gjyqtarëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.  

Në 10 prill 2018 institucionet përgjegjëse i kanë përsëritur organeve të Vetting-ut papërshtatshmërinë e gjyqtarit Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në raportin zyrtar, institucionet që verifikojnë pastërtinë e figurës, i kujtojnë organeve të Vetting-ut se “përfshirja e këtij gjyqtari në veprime korruptive është përcaktues i integritetit profesional të tij dhe që tregon për pastërtinë e figurës së çdo gjyqtari dhe prokurori”. 

Si ka mundësi që Edi Rama nuk shqetësohet kur një gjyqtar i kapur në përgjime në aferë korruptive, jo vetëm nuk u shkarkua nga detyra, por iu hap rruga për të kandiduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, që është qeveria e gjyqësorit?!

Si ka mundësi që ai u shet shqiptarëve për pastrim të Pallatit të Drejtësisë procesin që konfirmon në detyrë gjyqtarë të korruptuar?!

Edi Rama do të vazhdojë të heshtë për këto pyetje dhe për faktet e bëra publike, sepse tani maska e tij si reformator i drejtësisë ka rënë!

Shqiptarët po shohin çdo ditë se Edi Rama është arkitekti i farsës me Vetting-un, sepse atij i duhen gjyqtarët e korruptuar për zbatimin e projektin mafioz të kapjes së sistemit të drejtësisë për ta vënë atë në shërbim të mbrojtjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar, më të cilin qeveris vendin.

Modifikuar më Premte, 27 July 2018 14:38

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...