×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Përshëndesim vendimin e Presidentit, s’do reshtim derisa të varroset ligji për Teatrin”

Premte, 27 July 2018 16:30

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e ligjit për shembjen e Teatrit.

 Vokshi shprehet se fakti që Meta e riktheu ligjin në Kuvend tregon haptazi se veprimi i Ramës ishte në kundërshtim me kushtetutën.

Më tutje Vokshi kërkon nga socialistët të mos ndikohen nga Rama, por të mbrojnë pasurinë trashëgimore kulturore dhe pronën publike.

Postimi i Plotë:

Ushtrimi i përgjegjësive kushtetuese nga Presidenti z. Ilir Meta dhe argumentimi i plote i bërë në dekretin presidencial të refuzimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, jane një dëshmi tjetër që veprimi i Edi Ramës ishte dhunim flagrant i Kushtetutës. Kjo tregon rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga veprimet antikushtetuese, arbitrare dhe korruptive të Qeverisë, dhe pasojat që mund të sjellë mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese.  Veprimi i Presidentit të Republikës, meriton të përshendetet!Gjej rastin të falenderoj edhe njëherë te gjithë artistët, aktivistët dhe organizatat ndërkombëtare qe ju bashkuan qëndresës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, ndërtesën unike me vlera të jashtëzakonshme në Trashëgiminë Kulturore Europiane, si dhe për të ndalur grabitjen e pronës publike për qëllime korruptive.  I bëj thirrje deputeteve socialist të reflektojnë dhe lexojnë me vëmendje Dekretin e Presidentit, si dhe të heqin dorë e të mos i nështrohen urdhrit mafioz të Edi Ramës, por të mbrojnë trashëgiminë kulturore, pronën publike dhe interesin publik. Qëndresa duhet të vazhdojë derisa ky ligj të varroset perfundimisht. Unë do të jem atje në shesh me qytetarët derisa kjo të ndodhë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...