Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka theksuar se kthimi i ligjit të teatrit nga ana e presidentit tregon përgjegjshmëri të lartë për respektimin e kushtetutës dhe ligjit.
Në reagimin e tij, Vasili thotë se qëndrimi i presidentit ka zgjuar shpresën për rikthimin drejt shtetit të së drejtës.
“Dekreti i presidentit per kthimin e ligjit per teatrin ishte prove e pergjegjshmerise se larte per repektimin e kushtetutes dhe ligjit. Pas diteve te erreta kur kushtetuta dhe ligji u neperkemben e se bashku me to u trondit edhe shteti ligjor dhe korpusi demokratik i ekzistences se Shqiperise,sot ky qendrim i presidentit zgjoi shpresen per rikthimin drejt shtetit te se drejtes,mbrojtjes se integritetit te prones publike dhe respektimit te lirive e te drejtave te njeriut. Dite e mire per Shqiperine e arsyes.”