PD akuza të forta: Rama propozon pesë herë kunatin e Xhafajt në Strasburg

Diel, 29 July 2018 12:22

Partia Demokratike denoncoi bllokimin, nga ana e Ramës, e emërimit të gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut. Nëpërmjet një deklarate për mediat Këshilltari Ligjor i PD, Gazmend Bardhi tha se "shqiptarët kanë të drejtë ta dinë se bllokimi i gjyqtarëve në Strasburg bëhet sepse Rama nuk heq dorë nga propozimi si kandidat i kunatit të Fatmir Xhafajt, ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi dhe përfaqësuesve të fondacionit Soros, Darien Pavlit.

“Qeveria shqiptare ka krijuar një situatë të paprecedentë në marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Këshillin e Europës dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, - deklaroi sot Partia Demokratike, -  duke bllokuar prej dy vitesh, emërimin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Strasburg. Bllokimi nga Edi Rama po bëhet për të njëjtat arsye që ka bllokuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të institucioneve të reja të drejtësisë.

Kandidatët e Ramës

Edi Rama ka dërguar në Këshillin e Evropës, listën e re me 3 kandidatë, të cilët do të konkurrojnë për postin e anëtarit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat të Njeriut në Strasburg. Ajo që bie në sy, është fakti se Rama po dërgon në Gjykatën e Strasburgut sërish emrin e Sokol Berberit, i cili ka qenë kandidat edhe në tri listat e tjera që janë refuzuar nga Këshilli i Evropës.

Berberi ishte piketuar nga Rama për të qenë në krye të një prej institucioneve më të rëndësishëm të drejtësisë pas miratimit të reformës, për ndryshimet dhe specifikimet e vendosura nga opozita e përjashtojnë tani që Berberi të jetë në një nga këto institucione. Rama ka menduar që ta shpërblejë kunatin e Xhafës, duke i vendosur emrin si një ndër kandidatët më të preferuar për në Gjykatën e Strasburgut.

Herën e parë, qeveria dërgoi në Strasburg emrat e Sokol Berberit, Ina Ramës dhe Gent Ibrahimit, listë e cila u refuzua. Herën e dytë, qeveria dërgoi sërish emrin e Sokol Berberit, Aurela Anastasit dhe Aleksandër Muskaj, por dhe kjo listë pati të njëjtin “fat”.

Ndërkohë që herën tretë, Këshilli i Ministrave ridërgoi emrin e Sokol Berberit, Irakli Koçollarit dhe Suela Mënerit, por dhe kjo listë nuk kaloi për shqyrtim.

Këshilli i Europës i ka refuzuar kandidaturat e propozuara nga Rama, për shkak se procedura e përzgjedhjes së tyre në vendin tonë nuk ka qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja dhe Këshilli i Ministrave të BE-së. Ky është argumentimi zyrtar i refuzimit që KiE i bëri Ina Ramës, Sokol Berberit dhe Gent Ibrahimit.

Në mars u rihap sërish procesi dhe këtë muaj u dërgua lista e katërt, ku figuroi përsëri Sokol Berberi.

Le të ndalemi pak tek Darian Pavli.

Në prezantimin e shkurtër të kandidaturës së Pavlit, thuhet se ai është “jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.”

Emri i Pavlit del si ekspert ligjor i “EURALIUS” dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit Geroge Soros.

Në jetëshkrimin e Pavlit thuhet gjithashtu se ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi.

Modifikuar më Diel, 29 July 2018 12:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...