Nuk dihet se kush ia çoi dëm trimërinë Veliajt kundër Presidentit për çështjen e ligjit të Teatrit, por një gjë është e sigurt që qytetari Erion Veliaj, ky central elektrik hipokrizie, mashtrimi dhe gënjeshtrash, ky vampirë tenderësh e marifetesh nuk mund të jetë dhurues gjaku. Ky është gjakpirës dhe mendon se perspektiva e tij politike në partinë Socialiste do t’ia mbulojë bashkë-vjedhjen kriminale tek sheshi i Tiranës, tek rrugët me dhe pa biçikleta, tek pemët me pyje iluzivë. Ky që e ka gjakun të zi si vaj saureli, nuk mund të dhurojë gjak dhe të mbështesë iniciativa të tilla. Se ky merr në qafë njerëzinë. Por ky duhet të tregojë pse nxitoi që ta mbështesë këtë iniciativë presidenciale. Dhe pse i duhet që të bëjë një auto-dafe për të treguar se është civil dhe i lirë që të luajë politikisht.
Veliajt nuk i ka ikur akoma gëzimi për ndëshkimin që mori nga koha Sajmir Tahiri dhe kujton që me shitje-blerjet e brendshme me komunikimet të pjesshme me opozitën në segmente të saj të dikurshme kujton se e ka të sigurt kandidimin. Por nuk e kupton që vektorët e tij me Ramën kanë filluar të funksionojnë në drejtime të kundërta. Dhe loja hipokrite e mësuar që për së vogli të tij, nuk ka kapacitet dhe energji të navigojë në situatat që po vijnë.
Veliaj , kjo fadromë rrenash të përditshme që nuk ka asnjë pikë gjaku dhe emocioni dhe ndjenjash ky s’mund ta ketë kurrë gjakun me cilësi njerëzore. Ai flet pa pika e pa presje, rren për shifra biçikletash, pemësh, rrugësh, trotuaresh, bën të varfrin, bën të thjeshtin, ky aktor i 24 orë në rrenë, s’mund të ketë gjak për të dhënë, nuk duhet të lejohet as si përkrahës i dhuruesve të gjakut dhe as të japë gjak. /Redaksionale