Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale dhe duke përdorur ironinë, Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga Rama i cili thotë se vettingu është një proces i pavarur.
Postimi i plotë
Po kur thonë që vetting-u është i pavarur?!
Ka edhe raste që nuk varet nga Kryeministria, sepse varet nga Ministria e Brendshme.
Shumë interesante duket loja, kur e sheh si lojë e brendshme pushteti!
Por vetting të pavarur nuk ka! Gjykatësit dhe prokurorët nuk e dinë me kë duhet ta “mbajnë mirë”?! Me Kryeministrinë apo me (Krye)Ministrinë e Brendshme?!
Veç me drejtësinë nuk mund ta “mbajnë mirë”! Rroftë vettingu!