Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar para pak minutash në rrjetin social FB duke pohuar që nëse Soros dhe familja e tij është përfshirë në maskarallëkun e kufinjëve atëherë Shqipëria duhet të reagojë, fondacioni i tij të dal jashtë ligji, pasi sipas tij nuk kemi pse në ta duam më shumë së vendi i tij Hungaria!
Ja reagimi i Ylli Manjanit në FB
Nëse realisht familja Soros është përfshirë në këtë maskarallëkun e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shteti Shqiptar duhet të reagojë.
Do apo sdo Edi Rama, herët ose vonë!
Si fillim Fondacioni SOROS duhet të dalë jashtë ligji dhe dëbohet nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Investimet off shore(nëse ka të tilla) të kryera prej këtij grupi, i konfiskon shteti!
Në vijim kontaktet me familjen Soros, duhen konsideruar si TË PAPËRSHTATSHME.
Skemi pse ta duam ne më shumë sesa Hungaria, vendi i tij!
Gjithnjë nëse familja Soros ka rol në këtë aferë anti-shqiptare!
P.S. Nuk po e fajsojë për reformën (anti) drejtësi. Se në fund të fundit atë e bëmë vetë. Por kufinjtë e Shqiptarëve janë temë për të cilën është derdhur gjak ndër shekuj.