Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar idenë e hedhur nga pala serbe për ndryshimin e kufijve, e mbështetur edhe nga disa eksponentë të lartë të palës kosovare.
Përmes një postimi në “facebook” ai komenton dhe shpjegon të gjitha arsyet se pse ndryshimi i kufijve është i pamundur dhe një gjë e tillë do të sillte përplasje mes vendeve.
Në shkrimin e tij Vasili shkruan se Pavarësia e Kosovës u ngrit mbi tre kolona të palëkundshme.
Postimi i plotë:
Kosova, Ahtissari dhe kompromisi i pamundur me kufijte.
Pavaresia e Kosoves u ngrit mbi tri kollona te palekundshme:
mbeshtetjen e nderkombetareve dhe perfshirjes se tyre ne betejen per pavaresine e kosoves, se dyti: mbi luften dhe gjakun e UÇK dhe se treti mbi pakon e Ahtissarit.
Kjo e fundit ishte pikerisht qasja mendjehapur ndaj komunitetit serb ne Kosove dhe garantimi i te drejtave shume te gjera politike te perfaqesimit te tij,thuajse atipike,vetem e vetem si nje element garancie per nje bashkejetese te plote dhe te standartit me te larte europian.
Pako e Ahtissarit u konceptua edhe si nje teresi kompromisesh bashkejetese,ne dukje teper te veshtira per tu pranuar nga Kosova,por qe pranimi i tyre pati nje rezultat madhor final:
Garancine teritoriale pra thene thjesht garantimin e paprekshmerine e kufijve te Republikes se Kosoves dhe konsakrimin Kushtetues te pakos se Ahtisarit.
Ky proces i hapur dhe garantues i lirive te gjera te minoriteteve ne Kosove brenda nje integriteti teritorial te konsoliduar e te paprekshem ishte dhe kryevlera,qe u investua ne te gjithe procesin e njohjes se Kosoves nga shume shtete te botes.
Sot prekja e kufijve eshte shembja e themelit te besimit te krijuar te Kosova dhe vete procesi thellesisht demokratik i krijimit te saj, nga i gjithe opinioni mbareboteror.
Asgjesimi praktikisht i pakos se Ahtisarit nepermjet lojes me kufijte do te vinte ne loje ne nenyre kritike ekzistencen e vete Kosoves dhe do te devalorizonte keqas ate ne syte e gjithe botes dhe do ta bente te parendesishme per veten dhe per rajonin.
Pazari me kufijte eshte vrastar per te ardhmen e Kosoves, por edhe per imazhin e shqiptareve kudo ne bote.
Gjithshka e fituar me gjak dhe mbi parime s'mundet kurrsesi te perfundoje ne pazare, qe amnistojne "hallet" e kerkujt.