"Idea për shkëmbim territoresh është tregëti e pastër"

Tuesday, 07 August 2018 21:07

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur për Kosovën në një intervistë për RTV Dukagjinin, tregoi se si pas rënies së regjimit komunist, disa herë serbët tentuan të bindnin palën shqiptare që tu falte njëherë e përgjithmonë Kosovën.

Berisha tregoi një moment se si ai refuzoi Vug Drashkoviçin, i cili e ftoi që të zgjidhnin çështjen e Kosovës.

Pjesë nga intervista:

Ermal Panduri: Ndërkohë Serbia thotë përpjeke për Shqipërinë e Madhe.

Sali Berisha: Po sigurisht se ja dhamë ne, ja dhamë ne asaj. Prit ka zhvillime më dramatike që mund të jenë. Serbia e ka ngritur këtë problem me dhjetra herë që nga viti 99 deri sot. Në vitin 2005, nuk kisha as një muaj kryeministër. Në Selanik po pinim një kafe me Vug Drashkoviqin, Kohta Karamaliqin dhe të tjerë. Dhe Vugu më thotë, Sali ne duhet të takohemi bashkë, në për 48 ore i zgjidhim problemet.

Ermal Panduri: Domethënë ka pasur përpjekje që qështja e Kosoës të zgjidhej mes Shqipërisë dhe Serbisë?

Z. Sali Berisha: Te jashtëzakonshme, dhe qeveria, unë, qeveria ime duke ditur se kjo dëmton interesin e Kosovës ka refuzuar në mënyrë kategorike, por nuk ka refuzuar vetëm palën serbe, më është kërkuar në momente të caktuara edhe nga miq shumë të çmuar që unë të ndërhyjë.

Ermal Panduri: Nga amerikanët

Sali Berisha: Miq shumë të cmuar që unë të ndërhyjë, unë kam thënë jo nuk ndërhyjë, unë mbështes udhëhqjen e Kosovës dhe e kam mbështetur udhëheqjen e Kosovës. Tani del që për arsye, një mijë arsye, Serbia rrëmbën paqen Kosovës, Serbia hubin luftën, ne e kthejmë në fitimtare të paqes, dhe me c’ të drejtë, me c’motiv? Në qoftë se ne, ta zëmë para dy vitesh, Serbisë i thuhej “plac” nga komuniteti ndërkombëtar kur kërkonte Mitrovicën sepse e ke për Serbinë e madhe, tani i themi ne “jo nuk është Serbia që po kërkon, po kërkojmë ne tani”.Idea për shkëmbim territoresh është tregëti e pastër. Tezat që dalin në Prishtinë thonë që më mirë të marrim Preshevën se ta humbasim dhe Preshevën dhe Mitrovicën. A ka gjë më anti-shqiptare se kjo? Pazari është nja dy fshatra në Medvegjë. Presheva është një territor 261 km, një pjesë e dashur shqiptare, me rol të madh në historinë kombëtare. Presheva mund të mbetet nëse shqiptarët ndjekin një politikë si duhet.

Modifikuar më Tuesday, 07 August 2018 21:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...