×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Narkomafia qeveritare luftë frontale kundër turizmit!

E mërkurë, 08 August 2018 11:38

Nga Sali Berisha

Narkomafia qeveritare lufte frontale kunder turizmit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Anija "Red Star1" me flamur Panamez, e pajisur me gjithë dokumentacionin e nevojshëm për linjën ndërkombëtare Brindizi - Vlorë, që nga viti 2016 gjatë sezonit turistik, për një afat kohor prej 2 muajsh, kryen edhe linjën Brindizi - Sarandë.Vjen në Sarandë në orën 06.00 të mëngjesit të çdo të hëne dhe ikën në orën 12.00 të po kësaj dite. Sjell në Sarandë turistë italianë javorë dhe dyjavorë. Ditën e sotme anija "Red Star 1 " kishte në bord 702 turistë italianë dhe 140 mjete, të cilët kanë prenotuar nëpër hotelet e Sarandë për të qëndruar në qytetin bregdetar një javë. Por çuditërisht ditën e sotme anija "Red Star 1" është penalizuar nga kapiteneria e Portit duke u gjobitur me një gjobë 2000 Euro.


Shpëtim Muho, administratori i "Joy Cruise Albania", në prononcimin për "Tele Jonin" shkon më tej duke akuzuar drejtpërdrejt se "kapiteneria e Portit është urdhëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë detare, Paulin Ndreu, i cili ushtron presion mbi kompaninë, duke mos lejuar anijen me turistë italianë të pushojnë në Sarandë. Unë shprehet, administratori Shpëtim Muho, kam lidhur kontratë, sipas legjislacionit shqiptar me kompaninë "Seamed Trading " pronë e të cilit është edhe anija turistike "Red Star 1", anije kjo që operon si anije turistike në linjën Brindizi - Sarandë dhe kthim. Ky presion ka vetëm një emër, korrupsion, shprehet Muho, ndërsa shpreson në zgjidhje të problemit të krijuar, sipas Muhos, pa asnjë arësye dhe duke qenë tepër i rregullt. Për shqetësimin e krijuar axhendi detar dhe turistik,Shpëtim Muho i është drejtuar sot edhe kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Ndërkohë jashtë kamerës nga kapiteneria e Portit Sarandë pyetjen tonë se cili është shkaku i gjobës dhe moslënies të operojë edhe Anija "Red Star 1" është se: "Anijet e linjës nuk mund të punojnë si anije turistike"

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...