×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Luan Rama: Dy gjëma, tetë të vrarë në një familje dhe barbaria e kryeministrit

Saturday, 11 August 2018 15:08

Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë fshatin Resulaj të Selenicën ku u vranë 8 persona të një familje. Për të kjo është gjëma e parë ndërsa statusi i kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sot është gjëma e dytë.

Përmes një postimi në “facebook”, Luan Rama thotë se kryeministrit i ka humbur dhembja si ndjesi njerëzore dhe se është barbarizimi i shpirtit njerëzor.

Postimi i plotë:

Ndërmjet dy gjëmave: nga vrasësi tek Kryeministri – ç’të vajtosh më parë?!

Gjëma e parë: mbrëmë në një fshat të Selenicës së Vlorës, tetë të vrarë, një familje e shuar!

Dhe vrasësi me kallashnikov që i drejtohet Kyeministrit përmes fb “a më kap dot?”!!!

Gjëma e dytë: sot në fb e Kryeministrit, në vend të përshpirtjes (më e pakta që mund të bëjë një njeri normal!), vetëlavdime për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, që pasi janë paraprirë nga një “mirëmëngjes” me të qeshur, mbyllen me urimin “fundjavë të qetë!”.

Po dhembja, po turpi, po ngushëllimi për të vrarët, po reflektimi e përgjegjësia?!

Këto nuk kanë lidhje me Kryeministrin!

Sepse dhembja, turpi, ngushëllimi, reflektimi e përgjegjësia janë për njeriun! Nuk janë për Kryeministrin!

Kryeministrit tonë i ka humbur dhembja si ndjesi njerëzore! Ai është barbarizimi i shpirtit njerëzor!

Tek Kryeministri ynë ka vdekur Hamleti! Sepse kur vdes dilema tek njeriu, vdes Hamleti!

Nuk ka më pyetje të rrosh apo të mos rrosh!

Pyetja kthehet ne version narcisist: të ndodhë kataklizma me të tjerët, unë të jem i kënaqur me veten.

Nga gjëma e mbrëmshme me tetë të vrarë dhe një vrasës, tek gjëma e sotme me Kryeministrin që më kujton Migjenin me “Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun”.

Ndërmjet dy gjëmave: nga vrasësi tek Kryeministri – ç’të vajtosh më parë?!…

11111

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...