Kryeministri Edi Rama po shijon pushimet në jug të vendit, por edhe pasi kanë kaluar pak ditë nga masakra e Selenicë, ai nuk ka shkruar asnjë fjalë ngushëllimi për familjarët që humbën të dashurit e tyre, apo për vetë ngjarjen makabre që tronditi opinionin publik.
Prej ditësh Rama, poston shifra nga ecuria e biznesit dhe qeverisjes, ndërkaq kanë qenë komentuesit ata që nuk kanë ngurruar të ironizojnë situatën reale të vendit me pasqyrën virtuale të kryeministrit.
Një qytetar i shkruan se policia duhet të punojë më shumë me armët. Ndërkaq Rama nuk ka vonuar të shprehet se qeveria nuk ka lidhje me të tilla ngjarje.
Pra mirë që qeveria nuk ka lidhje me ngjarje të tilla, por të paktën një mesazh ngushëllimi familjarëve e kishte detyre morale t’ua dërgonte.
Ndërkohë bëhet fjalë për një vend si Shqipëria, ku armët sigurohen shumë lehtë nga çdo psikopat që endet i lirë dhe qeveria lan duart nga kjo masakër.