Shpërthimi në çerdhe/ ‘Veliaj urdhëron punonjësit e bashkisë të fshehin gjurmët’

E Enjte, 16 August 2018 14:20

Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka lëshuar akuza të rënda ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, duke thënë se ai po tenton të fshehë gjurmët e krimit pas shpërthimit të bombolës së gazit ne çerdhen e kryeqytetit.

Përmes një postimi në “facebook”, Vokshi shkruan se “Ngjarja merr përmasa edhe me të rënda, kur mësohet se me urdhër të Veliajt, nënpunësit e bashkisë, mashtrojnë duke fshehur gjurmët e krimit”.

Postimi i plotë:

SHPËRTHIMI NË KOPSHTIN Nr. 14 NË TIRANË, VELIAJ TENTON TË FSHEHË GJURMËR E KRIMIT!!

Një ngjarje shumë e rëndë, një shpërthim prej rrejdhjes së gazit, ka ndodhur sot në kopshtin nr. 14 në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Shpërthimi mund të kishte pasur pasoja fatale, nëse do të kishte ndodhur, vetëm pak orë me vonë, në kohën kur prindërit sjellin fëmijët në kopësht.

Ngjarja merr përmasa edhe me të rënda, kur mësohet se me urdhër të Veliajt, nënpunësit e bashkisë, mashtrojnë duke fshehur gjurmët e krimit.

Vetëm pak muaj më parë, në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi”, e rikonstruktuar në vitin 2016, tavani u shkëput duke lënduar edhe mesuesen Elbarina Toshkallari, teksa po shpjegonte mësimin.

Nëse nuk reagohet sa më parë nga; Prokuroria, e cila duhet të hetojë dhe të nxjerrë para drejtësisë fajtorët, nëse institucionet ligjzbatuese nuk bëjnë inspektimet e duhura, herën tjetër pasojat mund të jenë katastrofike.

Të tilla ngjarje, që fatmirësisht nuk patën pasoja tragjike, zbulojnë të vërtetën e Erion Veliajt, si një kryebashkiak hajdut, që shkajton viktima pas fasadës shumëngjyrëshe e që korrupsionin e mbulon duke blerë median!

Modifikuar më E Enjte, 16 August 2018 14:25
Login to post comments