Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka publikuar një video ditën e sotme në profilin e tij në Facebook, ku shpjegohen disa ngjarje të rënda që ka ndodhur në Tiranë, dhe për të cilat kreu i Bashkisë Erion Veliaj nuk ka dhënë asnjë shpjegim.
Ngjarja më e fundit është ajo e shpërthimit të një bombole gazi ditën e sotme në një çerdhe në Tiranë, të cilat menaxhohen nga bashkia e Tiranës.
Por edhe pse nuk pati të lënduar, kreu i Bashkisë Erion Veliaj nuk doli për të folur për shkaqet e këtij shpërthimi.
Ndërsa, duket se ngjarja është po njësoj siç ndodhi me të riun nga Tirana, i cili humbi jetën në Sharrë, dhe për të cilin ende nuk është vendosur drejtësi.
Deputetit të PD-së, i kanë mjaftuar vetëm pak sekonda në një video për të treguar krimet që po bën Erion Veliaj në Tiranë dhe për të cilët nuk po mban përgjegjësi.
Reagimi i deputetit të PD-së:
Tavane te shembur mbi nxenesit ne shkolla, kabllo elektrike qe marrin flake ne kopshte dhe tani bombola gazi qe shperthejne ne çerdhe...
Kur femijen e ke ne dore te Erjon Velise jeta e tyre vlen me pak se parate qe firmat fusin ne xhepin e tij per te fituar tenderat.
/55News.al/