Shërbimet e policisë të Igumenices, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit të pasaportave të Sajadhes, kanë arrestuar sot të shumëkërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjec. Mësohet se Bego po kthehej nga pushimet ne Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqipëri.
Dyshohet se i shumëkërkuari, ka qenë duke pushuar në Korfuz me deputetin e PS Taulant Ballën.
Sipas dëshmisë së gazetarit Falmur Vezaj, pohohej se mafiozi njihej si mik i ngushtë i Taulant Ballës dhe dy politikanëve të tjerë të PS, Gramoz Rucci dhe Sadri Abazi.
Burime për 55.news.al e konfirmojnë këtë fakt, pasi thuhet se Edmond Bego është parë nën shoqërinë e Taulant Ballës teksa pushonin në Korfuz.
Balla dhe mafiozi i arrestuar tashmë, janë ‘miq për kokë’. Bego njihet si ‘qeni besnik’ i Ballës dhe ortaku i tij në shumë afera korruptive. /55news.al