“Ngec” marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit me Greqinë

Tuesday, 21 August 2018 15:52

Pala shqiptare e ka futur në fuqi marrëveshjen për njohjen e patentave me Greqinë ndërkohë autoritetet helene nuk kanë vepruar ende.

Thënë ndryshe drejtuesit shqiptarë të mjeteve përsëri duhet të përdorim patenta ndërkombëtare për të udhëtuar me mjet drejt Greqisë. Drejtoria e Transportit Rrugor është në pritje të njoftimit nga Greqia.

Sipas asaj që është rënë dakord do të njihen reciprokisht kartonat e lejeve të drejtimit që janë në fuqi në vendet përkatëse, formati shqiptar i 2005 dhe 2017 dhe formatet duke filluar nga ato të viteve ‘80 që janë në përdorim në Greqi.

“Këto formate që janë të vlefshme, sipas përkatësisë së shpjeguara, njihen automatikisht”, thotë Nikolin Bërxhiku, specialist i transportit rrugor MIE.

Konvertimi i patentave mund të bëhet në momentin që vendoset rezidenca në shtetin përkatës. Pra, nëse një shtetas shqiptar pajiset me dokumenta qëndrimi në Greqi, mund të pajiset me patentë pa pasur nevojë të kryejë kurs, por duke bërë një kërkesë pranë autoriteteve greke, shoqëruar me një raport mjekësor.

Kujdes! Mbajtësit e patentës duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit grek.

“Të dyja autoritetet, në rastin e palës shqiptare është Drejtoria e Shërbimeve e Transportit Rrugor pranojnë dokumentacionin, në këtë rast lejen e drejtimit greke, të shoqëruar me një raport mjekoligjor të vlefshëm siç kërkohet nga legjislacioni i të dy palëve, shqiptare apo greke”, thotë Bërxhiku.

Marrëveshja me Greqinë parashikon vetëm njohjen e patentave, por jo të lejeve të qarkullimit, për të cilat duhet marrë formati ndërkombëtar./t.ch

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...