Të shpërbëhet Parlamenti, është humbje kohe të merresh me ordinerë si Taulant Balla

Tuesday, 21 August 2018 21:18

Analisti Ilir Demalia ka hedhur idenë e shpërbërjes së parlamentit dhe bërjen e një kodi të ri zgjedhor. Në një lidhje me skype për Ora News, ai tha se pa u bërë zgjedhje të reja dhe të krijohet një parlament me njerëz dinjitozë në Shqipëri nuk do të ketë institucione të pavarur.

Ai drejtoi gishtin nga shoqëria shqiptare, kur tha se nuk është reaguese nga këto të këqija që i vijnë prej politikës.

Ilir Demalia: Kjo nuk është një gjë e re për politikën shqiptare, tashmë është e qartë prej kaq kohësh pavarësisht retorikës së një parlamenti që është aksesi i qelbit të grumbulluar politik dhe institucional gjatë gjithë këtij tranzicioni. Pa u bërë zgjedhje të reja dhe një parlament i ri me njerëz të kualifikuar, dinjitoz dhe teknicion nuk mund të rregullohet as ana institucionale e shtetit, pavarësia e institucioneve dhe funksionimi i tyre.

Ne si shoqëri jemi e korruptuar. Kjo politikë nuk mund të qëndrojë nëse nuk ka një shoqëri të korruptuar. Pra jemi të gjithë në një rreth vicioz si shoqëri. Në gjithë botën perëndimore, por edhe në vendet lindore siç ishte rasti i fundit e Rumanisë është reagimi i njerëzve që i detyron politikanët të zhvendosen ose ti ndeshkojnë për të keqen që bëjnë. Kurse tek ne jo, nuk ka reagim dhe kjo është e keqja më e madhe. Duhet një shoqëri që të reagojë dhe nuk ka elita që të ndërgjegjësojë këtë shoqëri. Kjo është tragjedia më e madhe sot në Shqipëri. Sa i takon politikanëve si Taulant Balla është humbje kohë të merresh me njerëz kaq ordinerë, që kanë ardhur në politikë si shkak i të keqes që kanë bërë. Njerëz të tillë nuk mund të krijojnë një politikë të shëndoshë. Prandaj them që që duhet të shpërbëhet ky parlament dhe të bëhet një kod i ri zgjedhor dhe të fillojë hap pas hapi rregullimi i parlamentit. Sepse që aty buron e gjithë e keqja e institucioneve shqiptare dhe nuk mund të kemi institucione të pavarura përderisa kemi një politikë të lidhur me krimin.

Njerëzit kanë humbur çdo lloj besimi tek kjo politikë dhe prandaj çdo gjë është e mpirë në shoqërinë shqiptare sepse mungon ajo që thashë, nuk ka një reagim të njerëzve dhe kjo vjen sepse nuk ka elitë intelektuale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...