Italia po anulon koncesionet, hajdutët e Tiranës gati çmimin për Rrugën e Kombit

E mërkurë, 22 August 2018 10:38

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për problemin e pagës së rrugës së kombit duke bërë një krahasim me inisiativën e qeverisë Italiane që po përgatitet të shtetëzojë mirëmbajtjen e rrugëve.

Përmes një postimi në “facebook”, Vasili shkruan se ndërkohë që shtete e tjera po përpiqen të shtetëziojnë mirëmbajtjen e rrugëve, qeveria jonë po jep çdo gjë me koncesion.

“Qeveria në Itali jo vetëm po procedon me anullimin e koncesioneve të autostradave, por po përgadit edhe planin për shtetëzimin e tyre, ndërsa hajdutët e Tiranës pagesen e rrugës së Kombit,që duhet refuzuar fort, shkruan ai.

Postimi i plotë:                   

Ialia pergatit shtetezimin e autostradave,ndersa hajdutet Tiranes pagesen e rruges se Kombit,qe duhet refuzuar fort.

Qeveria ne Itali jo vetem po procedon me anullimin e koncesioneve te autostradave,por po pergadit edhe planin per shtetezimin e tyre.

Shumica,qe drejton vendin ne Itali eshte nje shumice e djathte,por deshtimi me koncesionet dhe administrimi i dobet i autostradave nuk e ndalon ate qe te aktivizoje zgjidhje ekonomike krejtesisht jo tipike per te djathten,me qellimin e vetem qe parate e italianeve te mos plackiten dhe autostradat e tyre te jene me te sigurta.

Qeveria e kryeministri ne Tirane me nje kembengulje dhe kokefortesi tipike prej hajdutesh vazhdojne me politiken e cmendur te pageses se rrugeve prej qytetareve te varfer shqiptare.

Pagese qe eshte as me shume dhe as me pak nje dhurate per oligarket me parate e qytetareve te varfer.

Motua qe udheheq qeverine eshte oligarket -po dhe qytetaret - jo

Shqiptaret paguajne ne menyre çnjerezore per rruget duke filluar nga taksa e qarkullimit.

Shqiptaret paguajne gjithashtu nje cmim kaq te larte per karburantet sikur te ishin qytetaret me te pasur te Europes.

Mbi 130 milion euro ne vit mblidhen nga taksa e qarkullimit.

Keto 130 milion euro kane destinacion mirembajtjen e rrugeve dhe jo shperdorimin e tyre me idiotesirat e kryeministrit,me fasada e sokake te qelbur me korrupsion te rilindjes se tij urbane.

Qeveria medemek e majte ne Shqiperi detyron me dhune qytetaret te paguajne per rruge, qe s'jane as autostrada dhe nuk jane as edhe te perfunduara.

Ndersa te djathtet ne Itali pergadisin edhe shtetezimin e autostradave,qe kane nje nivel te larte infrastrukturor dhe jane edhe te perfunduara vetem e vetem ne emer te se mires se qytetareve.

Por kryeministri dhe qeveria ne Tirane me te drejte e kane cilesuar veten as te majte dhe as te djathte sepse jane qeveri HAJDUTE.

Pra motua as te majte dhe as te djathte eshte thjesht dhe qarte nje HAJDUTERI e ngritur ne sistem.

Mosbindja civile dhe refuzimi per te paguar taksen e rruges duke filluar me Rrugen e Kombit eshte me e pakta qe qytetaret do te bejne per te mbrojtur veten nga hajdutet e qeverise qe ju kane futur duart ne xhepat e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...