Zjarret në çerdhe/ PD: Veliaj është rrezik për fëmijët

E mërkurë, 22 August 2018 12:34

"Erion Veliaj duhet të japë llogari dhe të nisë me urgjencë kontrollin për sigurinë në çerdhe dhe kopshte." Ky ishte apeli i PD-së bërë sot përmes zëdhënëses Ina Zhupa, për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas incidente të fundit të rrezikshme në dy çerdhe fëmijësh në Tiranë.

Zhupa tha se kjo situatë duhet të sqarohet sa më shpejt. "Policia, të sqarojë menjëherë nëse shpërthimi i zjarrit dhe bombolës së gazit në dy çerdhe të Tiranës ishte o qëllimshëm ose prokuroria të marrë në përgjegjësi penale Veliaj dhe ata që hapin lajme të rreme. Ja deklarata e plotë:

Në Tiranë mbrëmë një tjetër çerdhe, në mes të bllokut, u përfshi nga flakët. Fati deshi që të mos kishte fëmijë dhe punonjës të lënduar. Për fat, edhe shpërthimi i tmerrshëm i pak ditëve më parë ndodhi, kur në çerdhen 14 nuk kishte fëmijë apo kujdestarë. Çerdhet, kopshtet, shkollat ne Tiranë nuk duhet të jenë në dorë të fatit, por të kenë standarde që garantojnë sigurinë e fëmijëve.

3 vjet më parë, Erion Veliaj, doli 31 ditë rresht në ekrane, duke inauguruar te ashtuquajturin rikonstruksion falas të 31 çerdheve të Tiranës. Por përveç propagandës me ngjyra, Erion Veliaj nuk përmendi asnjëherë masat e marra për sigurinë në kopshte dhe çerdhe, për të cilat bashkia që ai drejton është përgjegjëse direkte.

Qytetarët duan të dinë pse nuk reagon Erion Veliaj për dy rastet skandaloze të rënies së zjarrit në çerdhet e Tiranës, por vazhdon me propagandën bajate, sikur të mos ketë ndodhur asgjë. 

Në vend që të japë llogari për shqetësimin e prindërve dhe në vend që të nisë me urgjencë kontrollin e sigurisë dhe të standardeve në çerdhe dhe kopshte, Erion Veliaj fshihet pas përhapjes së lajmeve për zjarrvënie të qëllimshme.  

Nëse është kështu, Policia duhet të sqarojë urgjentisht këtë situatë, e cila, po të verifikohet si e vërtetë, përbën një akt terrorist, që duhet të kishte ngritur shtetin në këmbë. Por, nëse rezulton se Veliaj po përpiqet të viktimizohet, ai dhe kushdo tjetër duhet të merret në përgjegjësi penale për pengimin e drejtësisë për përhapjen e lajmeve të rreme.

Partia Demokratike kërkon që të nisë me urgjencë kontrolli për sigurinë dhe standardet në të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat publike dhe private.

Qytetarët presin që, të paktën në rastin e sigurisë së fëmijëve, prokuroria të mos veprojë si një shërbëtore e verbër e pushtetit, kryebashkiakut dhe mafias së ndërtimit në Tiranë.  Fëmijët në Tiranës nuk janë të sigurt me një kryebashkiak që i përdor për fasadë. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë."

Modifikuar më E mërkurë, 22 August 2018 12:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...